LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Japoni/Treni magnetik thyen rekordin e shpejtësisë

21 Prill 2015, 07:18, Tech CNA

Treni magnetik në Japoni ka thyer rekordin që e mbante po vetë për shpejtësinë e lëvizjes, duke kapur 603 kilomettra në orë gjatë një testi në afërsi të malit Fuji.

Treni la pas rekordin e shpejtësisë prej 590 kilometra në orë që e kishte vendosur javën e kaluar, në një tjetër test.

Trenat Maglev përdorin magnete të ngarkuara me elektricitet për të ngritur dhe lëvizur vagonët përgjatë shinave hekurudhore.

Central Japan Railëay e cila zotëron këta lloje trenash thotë se kërkon të shtrijë shërbimin edhe në itinerarin mes Tokios dhe qytetit në qendër të Japonisë, Nagoya deri në vitin 2027.
Udhëtimi prej 280 kilometrash do të zgjasë vetëm 40 minuta, më pak se gjysma e kohës që kërkon tani.

Lajmet e fundit nga