LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halim Kosova takim me artistët: Ngushëllime familjarëve të Met Begës

21 Prill 2015, 15:23, Aktualitet CNA

Kandidati i Partisë Demokratike, Halim Kosova pas takimit me artistet shqiptar, në një prononcim për mediat u shpreh se ishte një kënaqësi takimi me ta dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën e atyre që ata kanë ëndërruar. Më tej Kosova ka shprehur ngushëllime edhe për familjarët e Met Begës i cili u nda nga jeta në moshën 69 vjeçare.

?Ajo që dua të them përpara jush, janë ngushëllimet e mia për familjarët dhe gjithë shqiptarët për ndarjen e nga jeta të aktorit të madh të humorit shqiptar Met Bega. Ishte një lajm i keq për mua ky që sapo mora vesh pas një takimi të kënaqshëm me artistet shqiptar.

Met Bega ka bërë shumë për humorin shqiptar dhe unë për te dhe për shumë të tjerë do mundohem të realizoj atë që ata e ëndërruan si diçka ms të mirë. Kaq për tani, do jemi këtu për të diskutuar pas konkretizimeve tona?, u shpreh Kosova.

Lajmet e fundit nga