LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulen tarifat mesatare të telefonisë celulare

20 Prill 2015, 07:47, Ekonomi CNA

Në vitin 2014 një përdorues celular ka paguar mesatarisht 3.16 lekë për minutë për thirrjet telefonike.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare, treguesi i të ardhurës mesatare për minutë nga trafiku dalës i operatorëve celularë pësoi një rënie të mëtejshme nga niveli prej 3.7 lekë për minutë, duke përfshirë në shifra edhe tatimin mbi vlerën e shtuar. Rënia e tarifave mesatare të telefonisë celulare ka ardhur falë uljes graduale të tarifave me shumicë, por edhe për shkak të konkurrencës gjithnjë e më të fortë mes operatorëve.
Megjithatë, problem për komunikimin celular ngelen diferencat shumë të mëdha mes paketave ofertë dhe tarifave standarde dhe prirja e operatorëve për ta kanalizuar komunkimin brenda të njëjtit rrjet. Masat e Autoritetit të Komunkimeve Elektronike dhe Postare, që do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit Korrik, synojnë t?i adresojnë këto probleme.
Ndërkohë, që vitin e kaluar kanë nisur të vërehen përmirësimet e para. Përqindja e trafikut brenda rrjetit ka zbritur në 79%, nga 93% që kishte qënë në vitin 2013. Mesatarisht, çdo përdorues i telefonisë celulare komunikon për 341 minuta në muaj, në rritje me 5% krahasuar me vitin 2013. Viitn e kaluar, çdo përdorues kreu mesatarisht 172 minuta thirrje dalëse edhe mori 168 minuta thirrje hyrëse çdo muaj.

Lajmet e fundit nga