LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kthesa e Ariut”, arrestohen në flagrancë dy persona

20 Prill 2015, 10:14, Aktualitet CNA

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të masave të marra për parandalimin e vjedhjeve , si dhe zbulimin e vjedhjeve të ndodhura më parë , gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme kanë zhvilluar një operacion të koduar ?Kthesa e Ariut ?, ku si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve Marsel Çepunaj , 21 vjeç, dhe R. Q., 18 vjeç, banues në fshatin Kullë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi janë kapur në flagrancë në banesën e shtetases Q.D, duke vjedhur . Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas janë edhe autorë të tre vjedhjeve të ndodhura më parë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga