LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE, paketë me 10 masa për krizën e emigrantëve në Mesdhe

20 Prill 2015, 19:44, Aktualitet CNA

Bashkimi Europian miratoi një set masash prej 10 pikash në përpjekje për të lehtësuar krizën e emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të kapërcejnë Mesdheun për t?I ikur varfërisë dhe luftës në vendet e tyre e për të gjetur një të ardhme në Europë.

Shërbimi Triton I patrullimit të ujerave do të përforcohet ndërsa është kërkuar mandate ushtarak për të shkatërruar anijet e trafikantëve. Një samit emergjent I liderëve të BE-së për këto masa do të mbahet ditën e enjte.

Ndërsa ministrat e BE-së u takuan në Bruksel, apele të tjera për ndihmë nga anijet e emigrantëve u interceptuan nga patrullat.
Kriza u përkeqësua gjatë fundjavës kur qindra emigrant u cilësuan të zhdukur, me druajtjen se kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut kur një anije u mbyt pranë brigjeve të Libisë.

Shefja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se paketa prej 10 masash e miratuan në Luksemburg, ishte një reagim I fuqishëm nga BE ndaj tragjedive në Mesdhe dhe tregon për një sens të ri urgjence dhe vullneti politik.

Lajmet e fundit nga