LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Athinë/ Fillon procesi gjyqësor kundër ‘Agimit të artë’

20 Prill 2015, 07:49, Aktualitet CNA

Filloi sot procesi gjyqësor që pritet të nxjerrë përgjegjësinë për aktet e dhunës që u dedikohen udhëheqjes, kuadrove dhe pjesëtarëve të partisë greke të ekstremit të djathtë ?Agimi i artë?.

Gjykatësit ftohen të konkludojnë në një vendim me rëndësi historike dhe të gjykojnë nëse ?Agimi i artë? është një morfemë e tipit nazist e kamufluar si parti politike, siç bëhet me dije në materialin e akuzës.

Në të njëjtën kohë, gjykatësit duhet të japin drejtësi për viktimat e sulmeve që kanë kryer të pandehurit, pasi do të gjykojnë tre çështje konkrete që sipas organit të akuzës përbëjnë akte të një organizate kriminale, absolutisht të strukturuar dhe të koordinuar.

 

Lajmet e fundit nga