LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albpetrol: Renta e paguar, Bankers është kompensuar 90% me prodhim

20 Prill 2015, 07:23, Ekonomi CNA

Albpetrol, shoqëria aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar, e cila ka si rol kryesor prodhimin dhe tregtimin e produkteve të naftës si dhe monitorimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure ka variantin e vet të fakteve lidhur me shpenzimet e deklaruara nga Bankers Petroleum dhe rezultatet financiare të shoqërisë. Eneid Janina, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingun në Albpetrol sh.a ka shpjeguar se Albpetrol i ka dërguar pretendimet e veta Bankers Petroleum dhe kjo e fundit ka 4 muaj kohë që të sjellë observacionet e veta me afatin final që është fundi i prillit. Në fund të muajit Prill Albpetrol do të nisë raportin final. Megjithatë, Albpetrol ka dhënë për Monitor disa argumenta paraprake lidhur me rezultatet financiare të Bankers.

Ndryshe nga Bankers, që pretendon se ka ende për të rikuperuar edhe 125 milionë USD dhe nuk jep një afat se kur mund të dalë me fitim, Albpetrol pohon se nga rillogaritja e shpenzimeve shoqëria në fjalë do të rezultojë me fitim gjatë vitit 2014.

Renta e paguar, kompania është kompensuar 90% me prodhim

Pretendimit të ngritur nga kompania Bankers se do dilte me fitim nëse nuk do të paguante rentën minerare, burime zyrtare të Albpetrol, i janë përgjigjur se ?Ky pretendim, në mendimin tonë, nuk qëndron pasi me VKM 251 datë 12.03.2009 kompania Bankers Petroleum është kompensuar për 90% të rentës minerare. Pra kjo pjesë është kompensuar direkt nga qeveria Berisha duke hequr pjesën e AKBN, e cila në ato momente përfitonte 9% të prodhimit total?.

Nga një kërkim në internet rezulton se vendimi në fjalë është publikuar në fletore zyrtare ekstra më shumë se një vit më pas, në Gusht 2010.

Shpenzimet për punonjësit e huaj, në një vit 40 milionë dollarë

Burimet zyrtare pohojnë se Albpetrol ka ushtruar një kontroll të hollësishëm të shpenzimeve financiare të kryera nga kompania Bankers Petroleum gjatë vitit 2013. Shumë prej shpenzime të deklaruara nga kompania nuk justifikohen, apo me keq akoma, për një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, Bankers Petroleum nuk ka pranuar të vërë dokumentet provuese në dispozicion grupit të auditit të Albpetrol. Albpetrol i ka dërguar pretendimet për mosnjohjen e shpenzimeve në fund të muajit Dhjetor 2014. Ndërkohë Bankers Petroleum ka kërkuar 4 muaj kohë që të sjellë observacionet e veta. Deri më sot Bankers nuk ka dërguar ende shpjegimet e tij. Në fund të muajit Prill Albpetrol do të nisë raportin final.

Që nga fillimi i aktivitetit të Bankers Petroleum deri në viti 2013, Albpetrol i ka njohur Bankers Petroleum të gjitha shpenzimet e deklaruara. Sipas një kërkimit të Monitor gjatë qeverisjes së mëparshme, në 8 vjet Bankers Petroleum nuk është arritur t?i gjehet asnjë shkelje e vetme, ndërsa ndrydhe ka rezultuar nga kontrollet e administratës së re. Albpetrol ka pohuar thashme se nga një kontroll i ushtruar nga Albpetrol sh.a në fund të vitit 2013 janë gjetur më shumë se 200 milionë dollarë shpenzime të panjohura.

Burimet nga Albpetrol pohojnë se vetëm shpenzimet për paga e dieta për punonjësit e huaj të kompanisë janë jane 40 mln usd në vit.

Mosnjohja e shpenzimeve bën që shoqëria të dalë me fitim në 2014

Mosnjohja e shpenzimeve sjell automatikisht ri-llogaritjen e shpenzimeve dhe si pasojë, nëse raporti final i auditit nuk ndryshon nga raporti paraprak, shoqëria në fjalë do të rezultojë me fitim gjatë vitit 2014, pohojnë burimet e Albpetrol.

Auditet qe ushtron AKBN dhe Albpetrol nuk janë të të njëjtit tip me auditet e ushtruara nga aksionarët apo shoqëritë audituese. Ata auditojnë nëse një shpenzim i kryer kualifikohet apo jo si kosto hidrokarbure. Pra një shpenzim mund të jetë kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, por nuk është një shpenzim që lidhet me operacionet hidrokarbure në vendburimin Patos Marinëz dhe si i tillë nuk kualifikohet në kostot hidrokarbure dhe nuk përfshihet në rezultatin financiar dhe llogaritjen e fitimit që shoqëria duhet të ndajë 50/50% me shtetin shqiptar.

Monitor

Lajmet e fundit nga