LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqimet që nxisin imunietin

19 Prill 2015, 14:20, Aktualitet CNA

Grejpfruti
Grejpfrut është i mbushur me flavonoide ? përbërës kimik natyror që konsiderohen se rritin aktivitetin e sistemit imunitar. Ato kanë gjithashtu një sasi të mirë të vitaminës C. Nuk e pëlqeni grapefruitin? Provoni portokall ose mandarin.

Lakra
Lakra është një burim i glutaminës që përforcon sistemin imun. Provoni lakrën në çdo varietet (e bardhë, e kuqe, kineze) në supë dhe çomlek për të marrë antioksidantë shtesë dhe për të rritur vlerën ushqyese të vaktit tuaj.

Bajamja
Një grusht bajame mund të mbrojnë sistemin imunitar nga efektet e stresit. Rekomandohet 1/4 të filxhanit që mbulon rreth 50% të nevojave ditore të rekomanduara të vitaminës E. Ato kanë riboflavin, niacin dhe vitamina B që mund t?ju ndihmojë për të mposhtur efektet e stresit.

Lajmet e fundit nga