LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa gjëra që duhet t'i dini për njerëzit e pastrehë

19 Prill 2015, 14:00, Lifestyle CNA

Herën e ardhshme që do të kaloni pranë një të pastrehu në rrugë, mundohuni të paramendoni çfarë ka ndodhur në jetën e tij/saj dhe pse ai/ajo gjendet aty. Është gabim t’i klasifikojmë këta njerëz si të dështuar ose të varur.

Jo të gjithë janë viktima të varfërisë

Arsyeja kryesore për këtë është varfëria. Por, jo të gjithë njerëzit e pastrehë janë njerëz profesionalisht të dështuar. A e keni ditur që një në dhjetë të pastrehë në SHBA janë veteranë? Ata kanë pasur vështirësi me përshtatjen në jetën civile, kanë pasur probleme mendore etj.

Ndoshta ikin nga lufta, sëmundja ose vdekja

Shumë të pastrehë kanë ikur nga katastrofa të papara. Xhimi Toronka nga Siera Leone ka qenë kampion në atletikë, por familja e tij ka vdekur nga ebola. Ai ka vendosur të shkojë në Britani të Madhe pas përfundimit të lojërave sportive. Pasaporta dhe të hollat e tij i kanë vjedhur. Kështu ka mbetur i pastrehë.

Ndoshta janë fëmijë të pastrehë

A e keni ditur që 25% e të pastrehëve janë fëmijë ose adoleshentë? Ata kampojnë nëpër parqe, vetura dhe vende të rrezikshme. Këtu janë edhe fëmijët që presin të adoptohen.

Ndoshta janë viktima të dhunës shtëpiake

Statistikat tregojnë që 90% e të gjitha femrave të pasterha kanë qenë viktima të dhunës shtëpiake. Jeta në strehimore ka qenë alternativa më e mirë për to.

Ndoshta nuk kanë mjaft të holla për të paguar strehim

Kjo ndodh kur njerëzit me të ardhura të vogla mujore duhet ta japin rrogën për akomodim. Kjo është një nga arsyet se pse aq shumë njerëz janë të pastrehë.

Disa prej tyre janë munduar ta ndryshojnë karrierën

Shumë njerëz kanë qenë të pasuksesshëm në kërkimin për punë dhe kanë mbetur pa shtëpi. Të tjerë janë munduar të bëjnë ndryshim në karrierë dhe të fillojnë të punojnë diçka tjetër.

Ndoshta janë njerëz të talentuar

Disa prej tyre flasin më tepër gjuhë të huaja. Ndër to gjenden biologë, shkencëtarë dhe juristë. Disa shërohen nga operacione që kanë kushtuar shumë. Disa kanë lindur me probleme shëndetësore. Ka shumë ngjarje. Herën e ardhshme kur një i pastrehë do të mundohet tua tregojë përrallën e tij, besojini.

12:00 Lifestyle

Bright shkëlqen

Ceremoniali i pestë i Asian Awards në London’s Grosvenor kis...

12:00 Lifestyle

Rreziku nga xhelozia

Xhelozia mund të ketë pasoja të papara. Psikologët thonë se ...

09:00 Lifestyle

Zhvishet Jener

Tani që vera po afron si cdo personazh tjetër i botës së sho...

18:00 Lifestyle

Rebel Wilson në NY

29 vjecarja më e famshme e MTV Movie Awards u fotografua tek...

Lajmet e fundit nga