LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati i pavarur Tafaj: Tiranës i pikon çatia, do jem usta i mirë

18 Prill 2015, 16:15, Politikë CNA

Arben Tafaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit do bëjë fushatë shtëpi më shtëpi dhe do mbledhë firmat deri në fund të afatit.

Kështu ka deklaruar ai, teksa ishte i ftuar në rublikën ?Opinion? në studion e lajmeve në News 24.

Tafaj shprehet se ambicia e tij për të garuar për Tiranën nuk është e ekzagjeruar, ndërsa thotë se kandidimi vjen në kohën e duhur.

?Kandidimi për Tiranën nuk është ambicie e ekzagjeruar. S?kam pasur probleme me regjistrimin në KQZ. Do mbledh firmat deri në fund të afatit, politikës i mungon një kandidaturë si e imja?, tha Tafaj.

Ai deklaroi ndër të tjera se, garat e forta janë për burra të fortë. ?Gara nuk duhet të jetë një ring ku të baltosim njëri-tjetrin?.

Tafaj tha më tej se kryeqyteti ka mjaft probleme, ndërsa shtoi se do shpalosë programin e tij me nisjen e fushatës. ?Tirana është qytet me problematika të mëdha, i pikon çatia, unë premtoj se do jem usta i mirë?.

Tafaj deklaroi se prej 15 vitesh kryeson shoqatën ?Tirana?.

Lajmet e fundit nga