LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë/ UT e nderon me titullin “Doctor Honoris Cuasa” Jacques Attali

17 Prill 2015, 13:40, Aktualitet CNA

Titulli ?Doctor Honoris Cuasa? për Jacques Attali ka shkuar sot nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në Universitetin e Tiranës, Rektori Dhori Kule tha se ?ne sot jemi duke nderuar Jacques Attali, i cili është ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez i cili ka lindur më 1 Nëntor 1943 në Algjer.

Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë, këshilltar i veçantë i François Mitterrand gjatë periudhës 1981-1991, më pas themelues dhe kryetar i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në 1991. Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali & ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai është gjithashtu redaktor i të përjavshmes L?Express dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Slate?.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta të vendit , Kryeministri Edi Rama, me bashkëshorten e tj, Linda Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito si dhe senatorë të senatit akademikë, profesorë dhe studentë të UT.

Lajmet e fundit nga