LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Arrestohen 11 zyrtarë të Lojrave të Fatit dhe Tatimeve

17 Prill 2015, 15:33, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 11 persona, punonjës të Lojrave të Fatit dhe Tatimeve. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe korrupsion. Burime nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i 11 zyrtarëve është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Personat e arrestuar ishin nën hetim nga prokuroria prej disa muajsh. Arrestimi i tyre është bërë me vendim gjykate ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga