LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PBDNJ: Përdorimi i gjuhës amtare e drejtë e besimtarëve me kushtetutë

17 Prill 2015, 13:57, Aktualitet CNA

PBDNJ ka reaguar sot lidhur me deklaratat publike që sipas saj janë bërë nga persona publikë të politikës në lidhje me Kishën Ortodokse. Në reagimin e saj PBDNJ është shprehur se këta, persona nuk duhet të ndërhynë në punët e brendshme të kishës. Më tej ajo thekson se e drejta për të folur në gjuhë amtare për personat me minoritetin etnik grek njihet edhe në Kushtetutë.

“Në lidhje me disa ndërhyrje personash publikë, por edhe të politikës në çështje të Kishës Ortodokse dhe të jetës së saj si edhe disa artikujve nervozë që vijuan në disa media por edhe në rrjetet sociale, shprehim edhe një herë qëndrimin tonë konstant se këto çështje janë të një natyre shumë serioze, të ndjeshme dhe delikate.

Në mënyrë të veçantë përsa i përket gjuhës adhuruese në jetën liturgjike të kishës Ortodokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar qartë në statusin e KOASH, i cili është i njohur edhe nga shteti. Në këtë status sikurse edhe në kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Ortodokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi modern shqiptar?, thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.

Lajmet e fundit nga