LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Junior Achievement/ Gjermeni vlerëson suksesin e nxënësve të Shkollës “18 Tetori” 

17 Prill 2015, 14:56, Aktualitet CNA

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni  në kuadër të nismës së qeverisë ?Shkolla si qendër komunitare?, ka pritur nxënës dhe mësues të shkollës së mesme ?18 Tetori?, në Lushnje, shkollë e cila është në patronazhin e saj.

Ky takim i ministres Gjermenit me nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle erdhi pas shpalljes fitues të projektit të tyre ,?karikuesi portabël me energji diellore?, në konkursin e Shoqërive të nxënësve të Junior Achievement. Ministrja Gjermeni e konsideroi brilante idenë e karikuesit portabël me energji diellore, produkt i realizuar në një kohë rekord, nga Tetori i vitit 2014-të,  që u konsiderua më i miri dhe u vlerësua me çmimin e parë në Panair.

?Më erdhi shumë mirë që u përfaqësuat denjësisht dhe fituat. Shkolla ?18 Tetori? është një nga më të mirat në republikë. Çmimi është i rëndësishëm po aq sa dhe nxitja e aftësive të sipërmarrjes dhe rolet të cilat ju i keni ndarë kaq mirë mes jush. Dua t?ju komplimentoj vërtet për këtë arritje dhe të falënderoj edhe Programin Junior Achievement që nxit talentin, aftësitë dhe nxjerr në pah prirjet e të rinjve për të prodhuar diçka dhe për ta bërë atë mirë?, tha Ministrja Gjermeni.

Lajmet e fundit nga