LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu/ Mustafa-Vuçiç, takim në Bruksel

17 Prill 2015, 07:40, Kosova & Bota CNA

Në kohën kur shumë gjëra në raportet e Kosovës me Serbinë kanë mbetur të pasqaruara, dhe kur Serbia pret që t?i mundësohet hapja e kapitullit të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, për çka Gjermania dhe Britania e Madhe mendojnë se ende nuk janë përmbushur kushtet, një takim i ri i dy kryeministrave do të mund të zhvillohet të martën në mbrëmje në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.
Një takim i tillë, besojnë diplomatët evropianë, do të mund të ndihmonte në ecjen përpara të implementimit të marrëveshjeve të arritura më parë dhe përparimin në normalizimin e raporteve.

?Pa një përparim Serbia nuk mund të hapë kapitullin e parë të negociatave ndërkohë që edhe Kosova është në pritje të vendimit për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pra, të dyja palët kanë interes për vazhdim të dialogut dhe për të dëshmuar përkushtimin e tyre?, i ka thënë ?Kohës Ditore? një zyrtar i BE-së në Bruksel.

Se gjërat rreth normalizimit të raporteve nuk janë duke shkuar si duhet dëshmon edhe fakti se për muaj të tërë serbët e Kosovës, ata që janë partnerë koalicioni në Qeverinë e Isa Mustafës por që veprojnë sipas urdhrave të Qeverisë së Serbisë, nuk po marrin pjesë në takimet e Qeverisë.

Lajmet e fundit nga