LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëshironi të humbni peshë, bëni këto ndryshime

17 Prill 2015, 18:00, Lifestyle CNA

Bëni disa ndryshime me të cilat shumë shpejt dhe pa mund do ta sillni trupin tuaj në linjat që i meriton, por edhe në linjat që gjithmonë i keni ëndërruar. Viki Kamings, eksperte për humbjen në peshë, ka përpiluar listën prej dhjetë këshillave me ndihmën e të cilave, nëse iu përmbaheni, natyrisht, do të keni një linjë vitale dhe një trup të shëndoshë. Këto këshilla do t?i paraqesim në vazhdim të këtij teksti.

– Ushqimi: Fillojani të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme, duke filluar që nga sot. Të gjitha ato ushqime që ndikojnë negativisht në linjën tuaj duhet t?i shmangni.

– Kaloritë: Numërojini kaloritë të cilat i konsumoni. Porsa ta eliminoni ushqimin që është i pasur me shumë kalori, menjëherë edhe dieta do të fillojë të ndikojë dhe ta ketë efektin e saj.

– Zgjidhni artikujt ushqimorë: Konsumoni ushqimin, i cili posedon më pak kalori, e jo më pak ushqime kalorike. Kur ta keni zgjedhur ushqimin, shikojeni vlerën ushqyese të secilit artikull, jo të jetë kalorik.

– Lexojini udhëzimet: Nëse në ndonjërin prej prodhimeve shkruan se ka pak yndyrë, kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë kalori. Kujdes nga hilet e marketingut dhe me kujdes lexoni etiketat.

– Dëgjojeni trupin tuaj: Nëse gjatë ndryshimit të mënyrës së të ushqyerit pranoni shenja negative, mendoni rreth mënyrës tuaj dhe përcillni instinktin tuaj. Ndoshta duhet të ndryshoni diçka, shkruan Zëri.

– Jini strikt: Një herë brenda javës mos konsumoni ushqim të rafinuar e as të fërguar, as pije të gazuara dhe alkool.

– Vetë jeni përgjegjës: Për gjithçka që ju ndodh vetë jeni përgjegjës. Askush më shumë se ju nuk mund të përkujdeset për trupin dhe shëndetin tuaj, andaj për çdo gjë pozitive apo negative që ndodhë në linjën tuaj ju jeni përgjegjës.

– Mos hiqni dorë nga gjithçka: Me kalimin e kohës përkujdesuni rreth cilësisë dhe sasisë, por nëse nuk mundeni pa ndonjë ëmbëlsirë, konsumoni po në sasi të vogël.

– Para së gjithash, jini aktiv: Ushtrimet janë të një rëndësie të veçantë, por nëse nuk pëlqeni ushtrimet, atëherë merruni me diçka që ju vë në lëvizje, diçka që ju pëlqen juve. Mos bëni gjëra të cilat nuk i pëlqeni të bëni, pasi këto vetëm që do t?ju shkaktojnë dëme.

– Efekti ?jo-jo?: Efekti ?Jo-jo? është demotivuesi më i tmerrshëm për largimin e kilogramëve shtesë. Deri te kthimi i kilogramëve vjen kur nga ushqimet largoni shumicën e artikujve dhe vuani urie. Më mirë përcaktohuni për humbje të ngadaltë të kilogramëve.

Pra, këto janë këshillat të cilat janë shumë të dobishme për ata që dëshirojnë të humbin kilogramët e tepërt.

12:00 Lifestyle

Floralja Reid

Ka shpesh në studio të ftuar personazhe të mirënjohur të ekr...

Lajmet e fundit nga