Connect with Us

PD: Keti Bazhdari, presion punonjësve të administratës

Aktualitet

PD: Keti Bazhdari, presion punonjësve të administratës

Publikuar

-

Partia Demokratike në Shkodër ka deklaruar se kandidatja socialiste Keti bazhdari po i bën presion punonjësve të administratës për të marrë pjeës në takimet e PS-së.

Përmes një deklarate për mediat, PD shton se Bazhdari po bën presion përmes zëdhënëses së saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kolona të gjata në kufi/ Pushuesit nga Kosova mësyjnë drejt bregdetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Në pikën Kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve. Qytetarët e Kosovës edhe në këtë fillim javë kanë mërsyrë drejt bregdetit shqiptar. Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Qytetarët nga Kosova edhe në këtë fillim javë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Kolona janë krijuar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë.

Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lamë pas, por edhe me faktin e fillimit të javës ku fluksi është më i vogël.

Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrejte sociale gjatë ditës së sotme, shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsit e hyrje-daljeve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare Morinë për të hyrë në Shqipëri është 10 minuta.

LEXO EDHE:  Merkel: Gjermania, vetem punonjes te kualifikuar nga Shqiperia



Policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit.

LEXO EDHE:  Koronavirusi hyn në Bashkinë e Kavajës/ Infektohen 6 punonjës

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues.

Por, fundjava e dytë e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakonte për gushtin ku fluksi është më i madh.

Kjo për shkak të rrebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së temperaturave.

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk e ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve nga Kosova për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KED verifikon Regelta Panajotin, kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

KED verifikon Regelta Panajotin, kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka bërë të ditur datën e mbajtjes së mbledhjes së ardhshme si dhe objektin e shqyrtimit të mbledhjes që pritet të mbahet.

Në njoftim thuhet se mbledhja e caktuar në datën 17.08.2020 do të ketë si rend verifikimin e kandidatit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. KED do të vendosi përgjatë mbledhjes në qoftë se kandidatja Regleta Panajoti do të lejohet ose jo të kandidojë.

Axhenda



Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) njofton se ditën e hënë, datë 17.08.2020, ora 11.00, thërret mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbaleve të përmbledhur të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.

LEXO EDHE:  Keti Bazhdari humbet qetësinë përballë Voltana Ademit, nxit të rinjtë për dhunë verbale

LEXO EDHE:  Foto Lajm/ Keti Bazhdari fushatë me fëmijë

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatinpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: Regleta Panajoti. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të ardhura nga krimi/ Konfiskohen 4 apartamente dhe një makinë 200 mijë euroshe në Fier

Publikuar

-

Nga

Durrës/ U shoqërua nga policia për dhunë në familje, var veten 52-vjeçari

Policia e Fierit konfiskon katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.



– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

LEXO EDHE:  Video-Keti Bazhdari: Të gjithë e dinë që Ilir Meta është përfshirë në afera korruptive

LEXO EDHE:  Merkel: Gjermania, vetem punonjes te kualifikuar nga Shqiperia

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta./CNA.al

LEXO TE PLOTE