Connect with Us

Izraelitët përkujtojnë 6 milionë viktimat e Holokaustit

Bota

Izraelitët përkujtojnë 6 milionë viktimat e Holokaustit

Publikuar

-

Izraelitët mbajtën sot dy minuta heshtje në ndërkohë që sirenat ranë në kujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.
Në orën 07:00 GMT sirenat njoftuan edhe fillimin e ceremonive zyrtare me vendosjen e kurorave në qendrën përkujtimore të Holokaustit ”Yad Vashem” në Jeruzalem me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit, që filloi pas perëndimit të diellit dje dhe do të vazhdojë deri në perëndimin e diellit sot.

Ceremoni do të zhvillohen edhe në të gjitha shkollat, kolegjet dhe në universitetet e vendit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në ceremoninë hapëse në ”Yad Vashem”, tha se bota nuk ka nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë Botërore dhe po e trajtonte agresionin e Iranit në Lindjen e Mesme me të njëjtën qetësi siç trajtoi dikur kërcënimin e Gjermanisë naziste.

Në Poloni, mijëra të rinj hebrenj nga e gjithë bota do të manifestojnë nga Auschëitzi në Birkenau, dy seksionet më të mëdha të përqendrimit dhe shfarosjes së izraelitëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti Trump propozon uljen e ndihmës për jashtë

Publikuar

-

Nga

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një ulje prej 21 përqind të ndihmës që Shtetet e Bashkuara u japin vendeve të tjera.

Kërkesa në buxhet për programe të tilla është 44.1 miliardë dollarë, nga 55.7 miliardë që ishte miratuar për vitin e tanishëm fiskal.

Disa ligjvënës dhe analistë të tjerë parashikojnë se plani i Presidentit Trump për të ulur me një të pestën ndihmën për jashtë nuk do të mund të miratohet dot në Kongres, veçanërisht në këtë vit zgjedhor.

“… Shtëpia e Bardhë duhet të kursejë ca letër në vend që të na dërgojë një buxhet që është i destinuar për t’u hedhur poshtë menjëherë,” tha në një koment në Twitter Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve Eliot Engel.

Disa zyrtarë të administratës e quajnë të gabuar uljen e buxhetit për ndihmën e huaj.

“Ne thjesht nuk jemi dakord,” tha drejtori në detyrë i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të hënën. “Presidenti nuk pajtohet me idenë se ne duhet të vazhdojmë të kemi nivele të tilla të fuqishme fondesh në kategorinë e ndihmës së huaj,” tha ai.

Zoti Vought vuri në dukje se sipas planit të presidentit, i cili arrin në 4.8 trilion dollarë për të gjithë qeverinë federale, do të ketë megjithatë rreth 40 miliardë dollarë ndihmë të huaj.

“Është një sasi e konsiderueshme,” tha zoti Vought. “Ne do të jemi akoma në një nivel shumë të lartë në krahasim me pjesën tjetër të botës, për sa i përket asaj që ofrojmë.”

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët e opozitës, edhe vitin e kaluar e kundërshtoi propozimin e Presidentit Trump për të ulur ndihmën e huaj.

PROJEKTBUXHETI I PENTAGONIT

LEXO EDHE:  Avioni përplaset me qendrën tregtare në Australi/ 5 të vdekur

LEXO EDHE:  Aksident rrugor ne Podujeve, nje i vdekur, shtate te plagosur

Kërkesa e Presidentit Donald Trump për një buxhet mbrojtjeje prej 740.5 miliardë dollarësh dërguar Kongresit të hënën, përfshin më shumë para për armë bërthamore dhe një rritje të madhe të shpenzimeve për kërkime, që vendi të jetë i përgatitur për luftrat e së ardhmes.

Ky është buxheti më i madh i kërkuar nga Pentagoni në fushën e hulumtimeve gjatë 70 vjetëve, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes. Kërkesa vjen ndërkohë që ushtria synon të ndërtojë aftësi të reja për t’iu kiundërvënë fuqisë në rritje të Kinës dhe Rusisë.

Në përparësitë e Pentagonit, kërkesa për fonde për modernizimin e armëve bërthamore u rrit 18 për qind në krahasim vitin e kaluar, ose 29 miliard dollarë shtesë, tha një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes.

Financimet do të përdoren për të përmirësuar komandën dhe kontrollin e armëve bërthamore si dhe platformat e lëshimit të tyre, siç janë nëndetëset e klasës Columbia, të prodhuara nga firmat Huntington Ingalls Industries dhe General Dynamics apo certifikimi për të instaluar bomba bërthamore në bordin e avionit “stealth” F-35, prodhim i kompanisë Lockheed Martin.

Kërkesat për buxhetin e Pentagonit përfshijnë 69 miliardë dollarë për të financuar luftërat e tanishme dhe nevoja të tjera të Pentagonit.

Buxheti i Marinës u ul me 1 për qind, ose 1.9 miliard dollarë, në 207 miliard dollarë ndërsa Forcat Ajrore kanë një buxhet pak më të lartë.

Propozimi i Presidentit Trump parashikon 79 avionë F-35, një më shumë nga sa ishte kërkuar vitin e kaluar. Por Kongresi vitin e kaluar e rriti numrin e avionëve F-35 në 98 nga 78 që ishte parashikuar në buxhet.

Agjensia e Mbrojtjes nga Raketat (MDA), po shqyrton një shtesë fondesh. Buxheti i saj prej 9.1 miliardë dollarësh përfshin fonde për zhvillimin e një prototipi rakete interceptuese THAAD për mbrojtjen e 48 nga të 50 shtetet e Amerikës.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koment: Një tërmet që trondit jo vetëm CDU-në

Publikuar

-

Nga

Kriza e CDU-së është njëkohësisht kriza e politikës gjermane. Pushteti i Angela Merkelit në partinë e saj me dorëheqjen e Annegret Kramp-Karrenbauerit ka marrë fund, mendon Christoph Strack.

 

CDU-së i merren këmbët. Partia tjetër e deritashme popullore, SPD, ka kohë që lëkundet dhe po kërkon një pozicion, kërkon kursin e saj, bërthamën e saj. Ashtu si kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles hoqi dorë nga drejtimi i partisë më të vjetër gjermane në fillim të verës së vitit 2019, pas 13 muajsh kryetare, edhe Kramp-Karrenbauer tani njofton tërheqjen e saj pas vetëm 14 muajsh.

Emra, spekulime dhe thashetheme

Dhe tani? Emra, emra, emra, spekulime dhe thashetheme. Por në çështjen e lidershipit të ardhshëm dhe kandidatit për kancelar në diskutim janë më shumë gjëra. Partia duhet të sqarojë imazhin e vetvetes dhe kohezionin e saj. Sepse prej kohësh CDU-ja nuk vepron si parti e përbashkët, dhe kjo del në pah në Tyringji dhe në federatë, në internet dhe në punën e përditshme të vështirë, në bashkë-dhe shpesh në kundërjetesën me njëri-tjetrin. Njëmbëdhjetë javë kanë kaluar që kur konferenca federale e partisë CDU në Leipzig, ku u duartrokit kryetarja Kramp-Karrenbauer, e cila pas kritikave të vazhdueshme sfidoi atje fjalën e hapur.

Gjermania ndodhet para një viti vendimesh

Ajo që do të vendoset nuk është vetëm çështja nëse CDU do të mbetet parti popullore dhe në plan afatmesëm parti në qeveri. Jo, në diskutim janë parlamentarizmi tradicional në Gjermani, rëndësia e partive, disiplina partiake dhe liria e ndërgjegjes së deputetëve. Dhe në diskutim është edhe nëse dhe si mund të përballen partitë e treta me forcat e djathta populiste dhe rrymat ekstreme.

Kramp-Karrenbauer-i e argumentoi vendimin e saj me “forca të fuqishme centrifugale” në shoqëri, për të cilat ishte e nevojshme një CDU e fortë nën një udhëheqje të bashkuar. Në fund të fundit bëhet fjalë për të ardhmen e demokracisë në Gjermani. Pothuajse 71 vjet pas themelimit të saj, Republika Federale ndodhet para një prove, ndoshta para përfundimit të sistemit të saj të mëparshëm të partive. Kampet e tjera, përfshirë edhe të Gjelbrit e fortë, nuk e po e marrin përsipër ose nuk po e marrin ende përsipër rolin e partive të mëparshme popullore.

Paqëndrueshmëri në rritje

Në fund të janarit, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier foli në Bundestag në përkujtim të viktimave të nacionalsocializmit. Pastaj ai u shpreh me fjalë me tone të errëta për krahun e ri të djathtë dhe për “shpirtrat e vjetër”, për” shpirtrat e këqij të së kaluarës “, të cilët sot shfaqen “me një mantel të ri”. “Kam frikë se nuk ishim përgatitur sa duhet për këtë – por pikërisht për këtë na provon koha jonë! Dhe këtë provim duhet ta kalojmë, ” tha Presidenti. Ai nuk po fliste për një parti të vetme. Steinmeieri paralajmëroi gjithë politikën dhe shoqërinë.

LEXO EDHE:  Avioni përplaset me qendrën tregtare në Australi/ 5 të vdekur

LEXO EDHE:  Serbi, vret gjashtë persona në një dasmë, vret edhe veten

Christoph Strack

Paqëndrueshmëria në rritje që ecën paralelisht me njoftimin për dorëheqje të Kramp-Karrenbauer dhe me luftën për kursin e prek Gjermaninë – në një kohë kur zhvillimi ekonomik po bëhet më i pasigurt dhe po del në pah prishja e politikave sociale. Koha kur politika në të gjithë botën duket se bëhet më e paqëndrueshme nga Presidenti amerikan Trump dhe pushtetarët e tjerë populistë në botë, si asnjëherë të paktën që nga rënia e Murit të Berlinit. Në kohë kur Evropa-e-pas-Brexitit kërkon rrugën dhe kur Gjermania që në korrik merr përsipër Kryesinë e Këshillit të BE. Republika Federale përballet me sfida ndërkombëtare si asnjëherë më parë dhe në shkallë vendi ajo ka humbur sigurinë siç nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.

Vetëm kancelare në gatishmëri

Shumë herë është folur se ka nisur fundi i kancelares Merkel në post. Kjo filloi edhe para se ajo të largohej nga posti i drejtueses së CDU-së – e njoftuar në fund të tetorit 2018, dhe që u pasua gjashtë javë më vonë me zgjedhjen e Kramp-Karrenbauer si pasardhëse. Dhe që nga ajo kohë nuk ka pushuar. Tani, në stuhinë politike të kësaj të hëne, e cila me të vërtetë është e stuhishme në Gjermani, kjo këmbanë mund të dëgjohet vërtet: Angela Merkel mbetet kancelare dhe sovrane politikisht, por është vetëm kancelare në dispozicion. Fuqisë së saj në parti dhe kohës së saj në Kancelari po i vjen fundi. Dhe ajo nuk e ka më në dorë tranzicionin e rregullt. Një kancelare në dispozicion dhe një kryetare e CDU-së në dispozicion – të dyja nuk janë garante të stabilitetit politik këtë vit.

Thuajse çdo tërmet ka goditje pasuese. Në politikën gjermane gjendja do të bëhet më e paqetë, përtej çështjes së lidershipit të CDU. Më e paqetë dhe interesante. Dhe Gjermania këtë provë që duhet ta kalojë e ka ende para vetes./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit

Publikuar

-

Nga

parlamenti evropian

Propozimet e fundit të Komisionit Europian për reformimin e procesit të anëtarësimit janë përshëndetur nga deputetët e Parlamentit Europian. Ato shihen si urë për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Deputetët e Parlamentit Europian i kanë mbështetur të mërkurën propozimet e reja të Komisionit Europian për reformën e procesit të zgjerimit të BE me vende të tjera. Kjo reformë u bë e nevojshme pas këmbënguljes së Francës, se para zgjerimit me vende të tjera e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të kryhet njëherë reforma e procesit nga vetë BE. Propozimet e reja duket se mirëpriten tani nga eurodeputetët.

Eurodeputetja hungareze, Kinga Gal nga grupi i parlamentar i partive popullore (EVP) u shpreh të hënën (10.02) në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, se këto propozime janë një urë për të zgjidhur problemin e negociatave të ngecura me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kurse i ngarkuari i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se procesi i negociatave duhet të bëhet më i besueshëm. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchuk nga grupi parlamentar liberal Renew në plenumin e Strasburgut theksoi, se metodologjia e re tani duhet të sjellë dinamikë në procesin e negociatave dhe jo ta bëjë procesin më të komplikuar.

Merkel-Orban: Samiti i BE-së në mars sinjali i hapjes së negociatave

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ishte temë bisedimi edhe në vizitën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me kancelaren Merkel të hënën në Berlin. Merkel dhe Orban përforcuan qëndrimin, se samiti i BE-së në mars duhet të japë sinjalin e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Orban nga ana e tij kërkoi që të përfundojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. “Bisedimet me Serbinë duhet të përshpejtohen dhe të përmbyllen” tha Viktor Orban para takimit me kancelaren Merkel. “Vetëm kështu mund të arrihet stabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bllokua në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të vetos franceze. Presidenti francez, Macron kërkoi reformimin e procesit. Tani propozimi i ri i Komisionit parashikon që 35 kapitujt e anëtarësimit të ndahen në gjashtë grupime tematike. Negociatat do duhet të fillohen tek të gjashtë tematikat. Me këtë Komisioni Europian shpreson që të ketë sukses çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në Maj në Zagreb./DV

LEXO TE PLOTE