LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italia, apel Europës për fluksin në rritje të emigrantëve

16 Prill 2015, 08:35, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni apeloi Europën për një përgjigje të koordinuar ndaj valës së emigrantëve që rrezikojnë jetën për të kaluar Mesdheun në kërkim të një të ardhmeje larg konflikteve në vendet e tyre. Deklarata e tij pason konfirmimin për zhdukjen e 400 personave në det pasi anija e tyre u përmbys të hënën, Ata ishin pjesë e një vale emigrantësh, 10 mijë të tillë në pesë ditët e fundit, që u përpoqën të arrijnë brigjet italiane.
?Ka një angazhim të Italisë për këtë çështje që nuk është vetëm italiane dhe kështu po themi qartësisht se sidomos në nivel europian, kemi nevojë të mbështetemi për këtë situatë emergjence, jo si vend i vetëm por si bllok?, tha ministri Gentiloni.
Më tej, ai bëri thirrje për rritje të financimit për misionin Triton, i cili zëvendëson misionin e shpëtimit të Italisë, Mare Nostrum por me mjetet e njerëz të limituar. ?Nuk është bërë mjaftueshëm për të shpëtuar jetët e njerëzve?, përsëriti Gentiloni një koment të bërë më herët nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Edhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut gjithashtu kanë lëshuar sinjale alarmi në lidhje me fluksin e emigrantëve që kapërcejnë Mesdheun dhe katastrofat e mundshme.
Pas tragjedisë më të fundit në Mesdhe, ku përmbysja e anijes me gjasa ka vrarë 400 persona, komisioneri i lartë për refugjatët në OKB,
Antonio Guterres theksoi se kjo ngjarje demostron edhe një herë sa i rëndësishëm është një mision i fuqishëm shpëtimi. ?Fatkeqësisht, tha ai, Mare Nostrum nuk u zëvendësua asnjëherë me një kapacitet ekuivalent në gjendje të shpëtojë jetën e njerëzve.
Deri në 20 mijë njerëz që i ikin varfërisë dhe konflikteve e kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm që nga nisja e këtij viti, ngjashëm me fillimin e 2014, një vit kur një numër rekord prej 170 mijë personash arritën në brigjet italiane.
Ndërkaq, në Libi, një nga pikat kryesore të nisjes së emigrantëve, autoritetet arrestuan 260 persona përpara se ata të nisnin udhëtimin drejt Europës.
Italia dhe Greqia, po apelojnë për ndihmë si dy pikat hyrëse të emigrantëve drejt BE.

Lajmet e fundit nga