LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hysi: Kërkesa e opozitës për Kokëdhimën, antikushtetuese

16 Prill 2015, 09:27, Aktualitet CNA

Në emër të mazhorancës, deputetja socialiste Vasilika Hysi prezantoi në seancë raportin e anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve. Ajo tha se kërkesa e kolegëve të opozitës për të kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima nuk ka bazë ligjore dhe kushtetuese. Deputetët e opozitës pretendojnë se deputeti socialist ka kryer transaksione nga kompania Abissnet në 150 raste gjatë kohës që ka qenë deputet.

?Kontratat datojnë shumë kohë më parë. Pasi është shpallur deputet ai ka përfituar pagesat në sajë të kontratave të lidhura kohë më parë. Ligji nuk e parashikon që deputetit duhet t?i prishte kontratat që kishte lidhur para mandatit? u shpreh deputetja Hysi.

Lajmet e fundit nga