LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të jesh i lumtur nuk është edhe aq vështirë!

15 Prill 2015, 18:00, Lifestyle CNA

Lumturia është ndjesia që të gjithë kërkojnë ta provojnë, në disa raste ajo është e vështirë të arrihet, por përmes këshillave dhe vendimeve që ne mund të marrim gjatë jetës është mënyra më e thjeshtë për t’ia dalë. Këshillat që ju duhen për një jetë të lumtur janë:

Shpenzoni para për të tjerët

Studimi arriti në përfundimin se njerëzit më të kënaqur ishin dhuruesit më të mëdhenj, pavarësisht se çfarë kishin fituar. Ata ndihen gjithnjë më mirë duke dhuruar në vend që të mbajnë vetëm për vete.

Mirënjohja

Profesori Martin Seligman nga Universiteti i Pensilvanisë zbuloi se njerëzit që shkruanin tri gjëra të mira që i ndodhin në ditë ishin dukshëm më të gëzuar me jetën e tyre sesa pjesa tjetër që nuk i numëronin bekimet. Nuk kishte nevojë që të mirat e mbajtura shënim të ishin domethënëse, mjafton ta kishin bërë tjetrin të ndihej mirë.

Provoni diçka të re

Njerëzit që ndërmarrin aventura, provojnë eksperienca të reja dhe që i ndryshojnë rutinën e tyre janë shkencërisht më të lumtur në përgjithësi. Provoni gjëra të reja për të mbetur gjithnjë kureshtarë dhe për ta shijuar jetën në maksimum.

Kërkoni prehje

Studimet kanë treguar se natyra njerëzore e ndjell një ngjarje të pëlqyeshme. Pritja e një dreke apo darke, apo parashikimi i argëtimit në një mbrëmje jashtë, do t?jua sjellë vërtet alegrinë.

Shihni më shumë ngjyrën blu

Kërkuesit nga Universiteti i Suksesit treguan se ekspozimi ndaj ngjyrës blu, rriste vetëbesimin, ulte stresin dhe nxiste lumturinë. Studimi zbuloi se kur njerëzit shihnin ngjyrën blu, bëheshin më të gëzuar.

Flini të paktën gjashtë orë

Gjashtë orë dhe 15 minuta janë sasia minimale e gjumit që ju duhet për të qenë në humor të mirë, thotë një studim britanik. Studimi pyeti të rritur të moshave 18 dhe 65 rreth nivelit të tyre të lumturisë nga shkalla një në pesë. Ata që flinin rreth gjashtë orë e pak minuta gjatë natës, ishin më të gëzuar dhe të kënaqur.

Miqtë

Sigurohuni që të keni të paktën 10 miq të mirë. Të rriturit që kanë dhjetë shokë për kokë janë më të gëzuar me jetën sesa ata që kanë pesë ose më pak, ka zbuluar një studim britanik. Dhe duket se shprehja sa më shumë aq më mirë, është vërtet e aplikueshme. Sa më shumë miq të keni, më të plotësuar ndiheni.

Gjeni një partner

Lidhja me dikë në aspektin romantik do t?jua rrisë ndjeshëm gëzimin, plotësimin dhe nivelin e të ndjerit mirë në jetë. Njerëzit në lidhje ishin përgjithësisht më të lumtur sesa ata që ishin beqarë.

 

16:00 Lifestyle

Superbomba Rafaeli

Ajo është një prej supermodeleve më të suksesshme të botës d...

12:00 Lifestyle

Thjesht Irina Shayk

Është kthyer më e shplodhur dhe më e bukur se kurrë nga push...

Lajmet e fundit nga