LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA/Sulmi në Pearl Harbour, zhvarrosen viktimat

15 Prill 2015, 12:53, Kuriozitete CNA

Mbetjet mortore të gati 400 ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë sulmit në Pearl Harbor pritet të zhvarrosen dhe kështu të mund të identifikohen e të kenë nga një varr individual, thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara.

Trupa të marinës dhe detarë ishin në bordin e anijes luftarake USS Oklahoma, kur ajo u godit nga torpedot japoneze në vitin 1941.
Mbetjet e tyre mortore u varrosën së bashku në Havai. Identifikimi do të përdorë përparimet në testimet e mjekësisë ligjore dhe ato të ADN-së, thanë zyrtarë të Mbrojtjes.

Sulmi japonez mbi bazën amerikane në Pearl Harbor përfshiu në luftë edhe Shtetet e Bashkuara në betejat e Luftës së Dytë Botërore.
Oklahoma ishte një prej anijeve luftarake të shënjestruara nga nëndetëset japoneze dhe avionët luftarakë në sulmin suprizë të 7 dhjetorit 1941. Më shumë se 2400 persona u vranë.

13:45 Kuriozitete

Burri me dy gra

Një person në Britani po e jeton atë që shumë persona e kanë...

10:57 Kuriozitete

Nusja seriale

Liana Barrientos nga New York do të mund të marrë një dënim ...

Lajmet e fundit nga