Connect with Us

Poliçan/ 70 ish-punonjës protestë për largimet nga puna

Aktualitet

Poliçan/ 70 ish-punonjës protestë për largimet nga puna

Publikuar

-

70 ish-punonjës të Uzinës së armëve në Poliçan kanë protestuar ditën e sotme, pasi janë shkarkuar nga puna me motivacionin se janë mbyllur vendet e punës.

Ata kanë kërkuar një  trajtim të veçantë për pension.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

Publikuar

-

Nga

Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

Diplomati më i lartë amerikan për Azinë Lindore tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen me sanksione ndaj zyrtarëve dhe ndërmarrjeve kineze të përfshira në akte imponimi në Detin e Kinës së Jugut.

Komentet u bënë nga David Stilwell, ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore.

I pyetur nëse sanksionet do të ishin një përgjigje e mundshme amerikane ndaj veprimeve kineze, zoti Stilwell i tha një eksperti në Uashington: “Asgjë nuk përjashtohet. Kjo është gjuha që kuptojnë kinezët, veprime demonstrative dhe të prekshme.”

Stilwell komentoi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë pretendimet e Kinës ndaj burimeve në pjesën më të madhe të Detit të Kinës së Jugut, duke i quajtur ato “plotësisht të paligjshme”, një qëndrim që Pekini thotë se ka rritur tensionet në rajon.

Uashingtoni prej kohësh i ka kundërshtuar pretendimet e gjera territoriale të Pekinit në Detin e Kinës së Jugut, duke dërguar rregullisht anije luftarake përmes rrugëve strategjike ujore, për të demonstruar lirinë e lundrimit në atë zonë. Por njoftimi i së hënës pasqyron një ton më të ashpër.

LEXO EDHE:  “Trafikim prostitucioni”/ Nisin hetimet për kryebashkiakun Zotkaj

LEXO EDHE:  Kompania me lidhje me krimin e organizuar kërkon me qira kombinatin armëve

Kina ka pretendime ndaj 90 për qind të Detit të Kinës së Jugut, potencialisht i pasur me burime energjike. Por pretendime kanë edhe Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

Në këtë zonë detare kalon një vëllim tregtar me vlerë rreth 3 trilion dollarë në vit.

Pekini ka ndërtuar baza në atolet e këtij deti, por thotë se qëllimet e tij janë paqësore.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara kohët e fundit për çështje të ndryshme, përfshirë trajtimin nga Kina të koronavirusit dhe shtrëngimin e kontrollit kinez mbi Hong Kongun./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisën të hapin listat dhe masakruan sërish Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Nisën të hapin listat dhe masakruan sërish Kushtetutën

Ndodhi njësoj si me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u nisën që:

-Të reflektoheshin rekomandimet e OSBE-ODIHR;

– të depolitizonin administratën zgjedhore;

– të ngrinin një KQZ të palidhur me propozime kandidaturash nga palë politike;

– të kontrollonin financimin e partive politike.

Përfunduan në:

– rekomandimet e OSBE-ODIHR të hedhura në kosh e të harruara mbase përgjjthmonë;

– thellim të politizimit të administratës zgjedhore;

– riformatim të KQZ tashmë me përfaqësues vetëm nga PD-PS-LSI;

– u harrua fare kontrolli i financimit të partive politike.

Ndryshimet e Kushtetutës u nisën siç u tha:

– për të hapur listat;

– për të pastruar listat politike;

– për të ushqyer pluralizmin dhe lindjen e alternativave të reja politike.

LEXO EDHE:  “Trafikim prostitucioni”/ Nisin hetimet për kryebashkiakun Zotkaj

LEXO EDHE:  E pazakontë në Poliçan/ S’ka nxënës, mësuesit “mësojnë” njëri-tjetrin

Përfundoi me:

– listat nuk u hapën, por u kyçën fort në zonën që përbën fashën e sigurtë në çdo palë zgjedhje;

– pastrimi i listave u zëvendësua me formulën “1 burrë, 1 grua” në respekt të radhëve te dyqani i bukës përpara ’90-ës;

– alternativat politike serioze, u zëvendësuan me “heqim fare pragun që të hyjë çdo kandidat i pavarur, ngado që të shfaqet”.

Kushtetuta u zhgarravit sërish. Siç u zhgarravit kur nisi Reforma në Drejtësi.

Atë s’kemi nevojë ta shpjegojmë se si bitisi.

Nuk kanë fund gëzimet që i ofron politika shqiptarëve.

U bë për të thënë: me kaq qoftë!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mos u tremb Luli, Rama nuk i hapi listat

Publikuar

-

Nga

Mos u tremb Luli, Rama nuk i hapi listat

U tallën!

Listat nuk u hapën.

Ndryshimet kushtetuese nuk hapin listat ashtu siç kjo hapje kërkohet dhe është kuptuar nga shqiptarët.

Vota e shqiptarëve nuk do ndryshojë asgjë, nga vullneti i shprehur i kryetarëve të partive politike.

33% e listave, që i takojnë emrave nga i pari deri te takuesi që i përket fashës që përben 33 % të listës për rajonin, do të mbeten të pandryshuar. Si edhe me parë, i pari i listës, del i pari si deputet, me votat që shkojnë për partinë politike të cilës i përket kandidati.

Kështu me radhë për çdo qark. 1/3 e listës është tashmë e kyçur. E pranoi edhe Rama kur tha: do hapim listat QË NJË PJESË TA VENDOSË PARTIA DHE NJË PJESË POPULLI.

Në Tiranë p.sh, ku dalin gjithsej 34 deputetë, 11 të parët e listës i vendos kryetari.

Qytetarët mund edhe mos i votojnë fare asnjërin prej tyre. Por secili nga ata është dhe mbetet deputet i zgjedhur me “votën e popullit” dhe do të mbajë sovranitetin popullor.

Në Tiranë mund të votosh e të zgjedhësh midis emrave nga 12 e poshtë. Aty mbase mund të zgjedhësh.

Kështu 11 të parët në PD ishin dhe mbeten kuota e Lulit.

Me justifikimin e ruajtjes së kuotës gjinore, Rama u tall dhe gënjeu gjithë burrat dhe gratë shqiptare.

Shfuqizoi nga kushtetuta të drejtën e koalicioneve parazgjedhore me lista të përbëra dhe bëri sikur hapi listat.

Luli që ish në sfond gjatë gjithë kohës, bëri si i nxehur.

LEXO EDHE:  Poliçan/ Ndalohen nga policia pa asnjë shpjegim 12 shoferë të gurores

LEXO EDHE:  Vdekja e dy të moshuarve nga zjarri/Vijnë ndëshkimet e para

Të dy bënë as më pak e as më shumë sesa atë që bënë edhe në 2017. Ndaluan koalicionet si në 2017-n.

Askush nuk ndalon Luli Bashën që të fusë në listë nën siglën PD+LSI, Monikën dhe Petrit Vasilin.

Në fashën prej 11 të parëve si kandidatë për deputetë në Tiranë, Luli Basha do vendosë 6 nga PD, 3 nga LSI, 1 nga PR dhe p.sh 1 nga PDIU.

Kështu me radhë në gjithë Shqipërinë.

Dhe pas kësaj demokratët do shkulen me kuç e me maç, nga çdo anë e skutë që të votojne listat e mrekullisë.

Vetëm se aman të bëjnë kujdes se te këta 11 duhen 1 burrë, 1 grua sepse duhet të ruhet kuota gjinore.

Tani analizojmë pak prioritetet e Lulit që janë arkëtimet tek arka e kunatit.

30% e listës do jetë në dorë të PD+LSI+kryetarë aleatë.

Mund të presupozojmë që LSI me aleatët e tjerë nuk do duan gjysmën e listës. Nuk e kërkojnë dot. Është e pamundur të marrin më shume se 10%  të listave që i korrespondojnë zonës së gjelbër.

20 % i asaj zone është i Lulit. E thotë edhe udhëzimi i Gazit! Nuk e shfuqizojmë dot udhëzimin, për punë ndryshimesh kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të prekin arkën e kunatit. Rama e dinte këtë.

Ndaj Luli doli sot si kokorroç.

Luli nuk ka pse të ketë frikë.

Rama nuk i hapi listat. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE