LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nokia blen rivalen franceze të telefonisë, Alcatel-Lucent

15 Prill 2015, 10:30, Ekonomi CNA

Kompania Nokia njoftoi se ka rënë dakord të blejë rivalen më të vogël franceze, Alcatel-Lucent për shifrën e 15.6 miliardë eurove.

Sipas kushteve të marrëveshjeve, aksionerët e Alcatel-Lucent do të mbajnë 33.5 për qind të firmës së re të përbashkët, dhe aksionerët e Nokias, 66.5 për qind.
Të dyja kompanitë thanë se bordet drejtuese kanë rënë dakord për blerjen dhe pritet që gjithçka të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Shkrirja do të formojë një grup të ri europian të mjeteve të telekomunikacionit me vlerë më shumë se 40 miliardë euro.
Shefi ekzekutiv i Nokias, Rajeev Suri tha se teknologjia komplementare e firmës tjetër do t?u japë atyre ?mundësinë për të drejtuar në çdo fushë të zgjedhur.

Lajmet e fundit nga