LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuba për vendimin:Nuk duhej të kishim qenë fare në listë

15 Prill 2015, 13:30, Aktualitet CNA

Kuba e ka mirëpritur si të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta hequr nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, duke thënë se në radhë të parë ajo nuk duhet të kishte qenë kurrë në atë listë. Lëvizja e amerikanëve vjen në një kohë kur po normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve, e pritet edhe hapja e ambasadave reciproke.
Prania e vendit të Karaibeve në listë së bashku me Sirinë, Iranin dhe Sudanin ka qenë një pikë konflikti gjatë bisedimeve me Kubën ku është diskutuar hapja e ambasadave.
Embargoja tregtare e Shteteve të Bashkuara kundër Kubës mbetet në fuqi dhe mund të përfundojë vetëm nëse e miraton kongresi.

Lajmet e fundit nga