LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku ta fusim profesionalizmin e burokrateve?

15 Prill 2015, 17:54, Aktualitet CNA

Nga Klodian TOMORRI

Dy dite me pare une shkrova se ne vitin 2010, kur Shqiperia emetoi eurobondin e pare me interes 7.5 per qind, kushtet e tregjeve financiare ishin shume me te shtrenguara se tani. Nga ajo dite kam debatuar me disa nga burokratet e qeverise qe thone se ky pohim nuk qendron dhe eshte joprofesional. Sipas tyre, interesi do jete me i ulet por kjo vetem per merite te qeverise

Upps let’s talk about professionalism with government bureaucrats: Step by step. Me falni por do kete pak matematik Brenda.

Nga kendveshtrimi i investitorit norma e kerkuar e interesit eshte funksion i fitimit qe ai kerkon dhe inflacionit te pritshem. Pra

in=ir+pe (1)

ku in=norma nominale, ir=norma reale e deshiruar, pe= inflacioni pritshem

Pohimi i pare. Meqe inflacioni ne 2010 ishte dukshem me I larte se sot (rrjedhimisht dhe ai I pritshmi), vetem nga ky faktor interesi kete here duhet te jene me te ulet.

Por te shkojme pak me tutje: Formula me siper mund te zgjerohet si me poshte

in=in*+pe+rp+lp (2)

in*=norma nominale e nje aseti afatshkurter te sigurte (bono te SHBA-ve)
pe= inflacioni I pritshem
rp= pjesa e riskut. kjo lidhet me “meriten” e qeverise
lp= primi I likuiditetit qe kap lehtesine me te cilen aseti kthehet ne para.
Pohimi I dyte. Meqe in* eshte sot dukshem me e ulet se ne 2010, ky eshte nje tjeter factor se pse normat duhet te jene me te uleta.

lp eshte i pandryshueshem perderisa eurobondi ka te njejtin mundesi konvertimi ne leke si sot si 5 vjet me pare.

Faktori i fundit eshte ai i merites se qeverise ose rp. Pra risku qe investitoret perceptojne mbi shqiperine. Tani askush nuk mund ta mohoj efektin pozitiv qe vjen nga marreveshja me fmn, por ka dhe nje problem tjeter. Sot borxhi eshte 12 pike perqindje me I larte se ne vitin 2010, dhe borxh me I larte do te thote rrezik me I larte.

Tani normat e iteresit do jene me te uleta kete here. Per shkak se tregu eshte shume me I cliruar. Ne bote qeverite po marrin borxh me norma negative. Bankat po ashtu. Po tani. Ku ta fusim profesionalizmin e burokrateve? Une e kam nje ide.

15:50 Aktualitet

Kastro thotë "Eja"

Kastro Zizo apo Klevis Bega ka publikuar klipin e tij të ri ...

Lajmet e fundit nga