LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE padit Google për abuzim të konkurrencës

15 Prill 2015, 10:58, Aktualitet CNA

Bashkimi Europian ka paditur Google-n për sjelljen e tij që e cilëson kundër konkurrëncës. Komisioneri për Konkurrencën në BE tha se ka lëshuar një deklaratë me objeksione, ku thuhet se promocioni i firmës së linqeve të veta të shopingut përbën një abuzim pasi ato kanë dominancë në motorrin e kërkimit.
Margrethe Vestager tha se Google ka në dispozicion 10 javë për të dhënë një përgjigje.
Ajo shtoi se ka nisur edhe një hetim për sistemin e funksionimit Android të Google.

Komisionerja shtoi se Bashkimi Europian do të vijojë të monitorojë aktivitetet e tjera të Google për të cilat janë ankuar kompanitë rivale.
Padia vjen pas pesë vjet hetimesh mbi kompaninë dhe mund të sjellë si rrjedhim me miliarda euro gjoba.

Google pritet të ketë një reagim zyrtar por stafi i kompanisë ka theksuar se është një çështje e vështirë.

Google mundëson më shumë se 90% të kërkimeve me bazë në Europë, diçka që Be e përshkruan një pozicion dominant.

Lajmet e fundit nga