LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të ulni rrezikun e vdekjes

13 Prill 2015, 22:08, Lifestyle CNA

Të hash shtatë ose më shumë racione fruta dhe perime në ditë është më e shëndetshme se sasia e rekomanduar, 5, dhe do të zgjaste jetën e njeriut.

Një studim britanik i kryer mbi 65.220 persona, burra dhe gra, tregoi se sa më shumë fruta dhe perime njerëzit hanë, aq më të ulëta janë gjasat që ata të vdesin në moshën e përllogaritur.

Sipas studimit, 7 racione në ditë ulin ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga kanceri apo sëmundjet e zemrës. Por autoritetet shëndetësore thonë se 5 herë në ditë është e mjaftueshme dhe madje, shumë prej njerëzve luftojnë që të arrijnë edhe këtë numër.

Ekspertët thonë se përveç frutave dhe perimeve, faktorë të tjerë si moskonsumimi i shpeshtë i duhanit dhe alkoolit mund të ndikojnë gjithashtu në rënien e vdekshmërisë.

Studiuesit e Universitetit të Londrës përdorën të dhënat e Institutit Kombëtar të Kujdesit Shëndetësor, që mbledh të dhënat nga banorët e Anglisë çdo vit, përmes pyetësorëve dhe vizitave mjekësore.

Ata analizuan të dhënat e periudhës 2001-08, që u siguroi një foto të situatës sesa zakonet dietike të qytetarëve.

18:00 Lifestyle

Impresionon Flanagan

E verdha padyshim që është ngjyra e sezonit dhe nuk mund ti ...

16:00 Lifestyle

Rose feston

Koleksioni i saj i syzeve është i konsiderueshëm, por ama aj...

14:00 Lifestyle

Flet Hopkins

Edhe pse 40 vjece tanimë prej shumë vitesh në profesion, ajo...

Lajmet e fundit nga