LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi i Neranxit: Si më kërcënoi me jetë para fëmijëve shefi i Policisë

14 Prill 2015, 06:38, Aktualitet CNA

Të dielën në darkë, biznesmeni Nikollaq Neranxi ka denoncuar në SHKB-në e Vlorës se është kërcënuar me jetë nga shefi i Komisariatit të Kuçovës, Vojo Peçi, i cili është edhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ngjarja ka ndodhur në Porto Palermo, ku biznesmeni ka shtëpinë e tij. Për më shumë detaje rreth ngjarjes, rrëfen vetë Neranxi.

Zoti Neranxi, ju keni denoncuar për kërcënim shefin e Komisariatit të Kuçovës. Mund të na e përshkruani se si ka ndodhur ngjarja?
Unë kam një shtëpi në zonën e Porto Palermos në Himarë, ku shkoj me familjen zakonisht. Isha edhe këtë fundjavë për të festuar Pashkët. Kur po dilja nga shtëpia bashkë me familjen dhe miqtë që kisha ftuar në drekë, rreth 20 metra larg shtëpisë sime, një djalë i ri fillon të më shajë, fyejë dhe të më kërcënojë. Më vajti menjëherë mendja që bëhej fjalë për Vojo Peçin, që mesa kam mësuar ka një vilë aty afër meje, si dhe është shef i Komisariatit të Kuçovës.

Pse menduat se ishte ai?
Sepse rreth një javë më parë (ekzaktësisht më 6.4.2015, ora 10:54 e paradites) ai më merr në telefon dhe më thotë: ?Ç?ke që interesohesh për familjen time?!? dhe fillon të më kërcënojë. Mendova se mund të ishte i dezinformuar dhe i thashë ?e ke gabim se nuk të njoh as ty dhe as familjen tënde?. Kur ai po insistonte dhe filloi të ngrejë zërin dhe të më kërcënojë, unë i thashë bëj kujdes se do të lajmëroj ministrin Tahiri.

Atëherë ai filloi të shante me fjalë të rënda dhe përmbajtja ishte pak a shumë që nuk më bëhet vonë as për ministrin dhe as për askënd, por me fjalor banal. Prandaj kur filloi të shajë e të kërcënojë dy ditë më parë, mendova se ishte i njëjti. Herën e parë në fakt u mendova shumë për ta denoncuar ose jo. Më thanë që është 27 vjeç dhe mendova: ?Vetëm nga fakti që ai ka moshën e fëmijëve të mi nuk po e denoncoj, se mbase është i dezinformuar. Të shohim si do shkojë më pas?.

Cilat janë arsyet e konfliktit?
Unë atë njeri nuk e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë në jetën time. Vetëm kur më mori në telefon para një jave, e mora vesh nga ai që kishte shtëpi afër meje. Nuk kam asnjë konflikt me të dhe nuk më ka përplasur jeta për asgjë me të’ raporton ‘Panorama’.

Lajmet e fundit nga