LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Arrestohet Gëzim Sallaku, njihet si ndërtues dhe president i futboll-klubit “Darfo”

14 Prill 2015, 08:23, Aktualitet CNA

Gëzim Sallaku njihet si biznesmen i rëndësishëm në zonë, sepse ka në pronësi disa restorante dhe hotele. Sallaku akuzohet për falimentim mashtrues, për pastrim të produkteve të krimit, për zhvatje, për mashtrim financiar vjedhje etj. Bashkë me Gëzimin përfunduan në burg edhe 9 italianë, ndërsa 2 të tjerë në arrest shtëpie. Të gjithë italianët e arrestuar janë me origjinë nga Kalabria.

Dy familje të Ndrangetës kalabreze kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre kriminale në veri të Italisë, në Breshia, Kremona etj. Mëngjesin e së hënës policia kreu një sërë arrestimesh duke neutralizuar veprimtarinë e familjes kamorriste ?Arena? dhe të famijles ?Cutro?. Ndër të arrestuarit është edhe Gëzim Sallaku presidenti i futboll-Klubit ?Darfo?.

Lajmet e fundit nga