LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoffman: Hiqni dorë nga azili, në Gjermani ju pret kampi, më pas kthimi

14 Prill 2015, 18:05, Aktualitet CNA

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman siguron se ka shumë pak shanse që shqiptarët që po largohen nga vendi, të përfitojnë  statusin e azilantit në Gjermani. ?Ajo ç?ka nuk ekziston në Gjermani është pikërisht e drejta për azil ekonomik. Një e drejtë për azil pra, sepse njerëzit të cilët e pretendojnë atë ndodhen në raporte të vështira ekonomike në vendet prej të cilave ata vinë. Të gjitha këto raste të aplikimeve për azil verifikohen në Gjermani dhe në 99% të tyre bëhet fjalë pikërisht për emigrantë të cilët vinë për arsye ekonomike. Është mjaft e rëndësishme të kuptohet kjo pikë, pra që nuk ekziston një e drejtë për azil ekonomik në Gjermani.Nëse ju pyesni se çfarë ndodh me 1%, sigurisht që ka rrethana të caktuara të cilat mundësojnë edhe një vendimarrje pozitive në këtë drejtim. Lidhur me këto rrethana unë nuk dua të sqaroj më tej, por besoj e kuptoni që dallimi është mjaft i madh mes shifrave që janë vendosur pozitivisht dhe atyre negative?. tha ai për Ora News, ndërkohë që shtoi:

?Dëshiroj tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos përpiqen të aplikojnë për azil ekonomik në Gjermani sepse pas disa javësh apo muajsh do të duhet sërish të rikthehehn në Shqipëri dhe do të jetë vërtet shumë më e vështirë për ta të rinisin një  jetë të re në vendin e  tyre?.

Lajmet e fundit nga