LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hamburg/ Sherr mes azilkërkuesve shqiptarë dhe atyre eritreanë, 16 të plagosur

14 Prill 2015, 09:49, Aktualitet CNA

16 persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes azilkërkuesve shqiptarë në kampin e Harburgut në Hamburg dhe azilkërkuesve eritreanë. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës, teksa sipas medias lokale mësohet se personat e përfshirë në sherr janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç.

Kanë qenë rreth 41 persona që janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe mjete të forta si shkopinj, karrige e sende të tjera. Për të qetësuar gjendjen është dashur dhe ndërhyrja e forcave të policisë si dhe një helikopteri, teksa u shoqëruan 18 vetë.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet lokale kanë ndarë në objekte të veçanta shqiptarët dhe eritreanët, por pasi të ndaluarit u rikthyen në kamp, ata kanë nisur të provokojnë palën tjetër duke sulmuar një kontenier dhe duke i vënë flakën objekteve brenda tij.

Lajmet e fundit nga