LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çmimi i orizit rritet me 12 %, tregtarët: Është forcuar dollari

14 Prill 2015, 17:00, Aktualitet CNA

Çmimi i i orizit në tregun vendas është rritur muajin e fundit me një mesatare prej 12 për qind që përfshin të gjitha markat që janë aktualisht për konsum në treg.

Një kilogram nga orizi ?La perla? u shit me 180 lekë nga 160 lekë që ishte në fillim të muajit mars. Rritja të ngjashme, por edhe më të mëdha kanë pësuar edhe markat e tjera. Por importuesit shpjegojnë se, kjo rritje ka ndodhur më së shumti nga arsye që vijnë nga tregu ndërkombëtar.

Eleni Babameto administratore e kompanisë ?Teuta? tha se, çmimi orizit është rritur këtë vit me gati 100 euro për tonë në vendet europiane. Sipas saj vendet prodhuese e shesin produktin me dollarë ndaj dhe rritja e dollarit ka ndikuar në shtrenjtimin e dukshëm të tij.

Veç kësaj thotë Babameto ka pak oriz në treg. Për arsye ende jo shumë të qarta po haset në vështirësi ne gjetjen e produktit. Spanja, Italia dhe Rusia që ishin furnitorë të Shqipërisë i kanë rritur ndjeshëm çmimet thotë Babameto nisur edhe nga sasitë e kufizuara të orizit që qarkullojnë në treg.

Lajmet e fundit nga