LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sicili, fundoset anija me emigrantë, nxirren nga deti 9 viktima

13 Prill 2015, 10:33, Aktualitet CNA

Roja Bregdetare italiane ka nxjerrë nga deti 9 trupa të pajetë pasi një anije u mbyt me më shumë se 150 migrantë që janë nisur nga bregdeti i Libisë, raporton AFP.

Njësitet e kërkim shpëtimit kanë thënë se kanë shpëtuar 144 migrantë ndërsa janë ende duke kërkuar për të tjerë pasi anija e tyre u mbyt përtej bregdetit libian.

Numri total i pasagjerëve në bord megjithatë ende nuk dihet ende.

Numri i migrantëve që hyjnë ilegalisht në BE në vitin 2014 është trefishuar, me 276 mijë migrantë ilegalë të regjistruar, shumica absolute e tyre duke hyrë në BE përmes Mesdheut.

Lajmet e fundit nga