Connect with Us

PS publikon çertifikatën e pafajësisë nga drejtësia italiane për Artur Bushin

Aktualitet

PS publikon çertifikatën e pafajësisë nga drejtësia italiane për Artur Bushin

Publikuar

-

Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të PD-së, në lidhje me deputetin socialist Artur Bushi, që sipas demokratëve, është arrestuar në Itali për trafik droge.

PS thotë se kjo është një shpifje e PD-së.

Ajo ka publikuar edhe një certifikatë pafajësie për Bushin, nga ana e drejtësisë italiane.

Sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga Shqupi, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali”, tha deputeti Ulsi Manja gjatë një deklarate për shtyp.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Tom Doshi rikandidon në Shkodër si aleat i PS

PD nisi sulmet ndaj Bushit, ditën që ky i fundit u zyrtarizua si kandidat i PS-së për Bashkinë e Krujës.

certifikata

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dalin detaje nga të shtënat në Velipojë/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga të shtënat në Velipojë/ Arrestohet një person

Dalin detajet e para nga të shtënat me armë në zonën e plazhit në Velipojë.

Dyshohet se disa persona kanë qëlluar me armë nga dy automjete në afërsi të një lokali të njohur.

Sipas BW, policia kufitare ka pikasur të shtënat dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por palët e përfshira janë larguar menjëherë. Një automjet është larguar në drejtim të pyllit, ku dhe është arrestuar një person.



LEXO EDHE:  Një grup antiRama në PS

Nga informacionet paraprake, mendohet se nga kjo ngjarje ka edhe persona të plagosur, por që kanë mundur t’i ikin policisë.

LEXO EDHE:  PS zgjedh sot delegatët e Kongresit/ Testohet për herë të parë votimi online dhe elektronik

Forcat e policisë kanë sekuestruar disa gëzhoja nga vendi i ngjarjes dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjiknuri vuri kushte për të mbledhur Këshillin Politik/ Opozita e Bashës i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”

Publikuar

-

Nga

Opozita e Lulzim Bashës i është kundërpërgjigjur Damian Gjiknurit pas kushtit që i vuri ky i fundit për të mbledhur Këshillin Politik.

Opozita e cilëson si të paprecedentë qëndrimin e Gjiknurit dhe të mazhorancës që i ka përmendur sot faktin se mund t’i votojnë ndryshimet kushtetuese në Parlament edhe pa pëlqimin e tyre.

Ata thotë se nuk e kanë refuzuar dialogun, ndërsa kërkojnë edhe njëherë që Këshilli Politik të mblidhet sërish nesër për të diskutuar për çdo çështje që mazhoranca mendon se duhet të trajtohet në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Letra e plotë:

Z. Gjiknuri,

Po ju përsërisim se në dialog politik, nuk mund të veprohet me teorinë e faktit të kryer! Është gabim dhe miqësisht vlerësoni mundësinë për të reflektuar për këtë qëndrim të paprecedentë.



Edhe në email tuaj ju e beni ndryshimin kushtetues fakt të kryer dhe na ftoni të dialogojmë sesi do ta detajojmë në ligjin ekektoral.

Këtë fakt nuk pranoi Opozita në mbledhje dhe nuk mund ta pranojmë, sepse ne i qëndrojmë strikt marrëveshjeve politike që kemi nënshkruar, dhe se ndryshimet kushtetuese për çështjet e zgjedhjeve duhet të bëhen gjithmonë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur. Ato nuk mund të na serviren si fakt i kryer, ndërkohë që ne po ju kërkojmë të diskutojmë bashkërisht për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

Teorinë e faktit të kryer ju e aplikoni edhe në email tuaj të fundit. Po ju citoj:
1. “Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama ju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjit elektoral me nismën për hapjen e listave zgjedhore, nismë tashmë e miratuar”;
2. “Z.Rama ju ftoi që dakordësohemi për sa i takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për të reflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.”.
3. “shpreheni të gatshëm të jepni kontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral të sanksionimit kushtetues për hapjen e listave.”. [Kjo është e pavërtetë sepse nuk kemi thënë këtë në email tonë]
4. “ju kërkoj që të dërgoni paraprakisht propozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.”
5. “në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat.”

LEXO EDHE:  Destabiliteti i Metës/Qeveria nuk ka 71 vota në Parlament

LEXO EDHE:  Xhafaj: E kam kundërshtuar PS-në për kandidimin e kriminelëve në zgjedhjet e 2013-ës

Ne nuk kemi refuzuar dialogun as dje, as sot dhe as kurrë. Siç ju e dini, kishim konfirmuar që jemi në pamundësi për të qenë në mbledhje dje dhe kërkuam që mbledhja të zhvillohet sot. Por edhe mbledhjen ju e bëtë fakt të kryer.

Unë dhe kolegu Vasili do të jemi nesër në mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar për çdo çështje që ju mendoni se duhet të trajtohet në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Mirëpresim pa asnjë paragjykim të na parashtroni qëllimin e iniciativës së njëanshme që keni ndërmarrë dhe që na e keni vënë në dispozicion vetëm në mbledhjen e datës 20 Korrik, pra vetëm 3 ditë më parë!!! Mbi këtë jemi të gatshëm të diskutojmë pa asnjë shtrëngim kohor, sepse Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të trajtohet si rregullore kooperative që shqyrtohet, diskutohet e miratohet për 3 ditë!!! Aq më tepër ku ajo prek zgjedhjet, ku çdo aktor zgjedhor dhe parti politike duhet të ketë zërin dhe mendimin e tij, në një proces gjithpërfshirës, të sinqertë dhe të hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gerti Bogdani nuk përmbahet pas gjobës 10 mijë lekëshe/ Të … sistemin zdroms

Publikuar

-

Nga

Gerti Bogdani nuk përmbahet ndaj Veliajt/ Të … sistemin zdroms

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është gjobitur ditën e sotme nga policia bashkiake për parkimin e automjetit.

Tejet i irrituar, demokrati ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për vendet e parkimeve publike pa pagesë.

Bogdani nuk është përmbajtur dhe ka degjeneruar fjalorin ndaj Veliajt, të cilin e quan zhvatës profesionist.



“Sikur të mos mjaftojë fakti që numri i vendeve të parkimit është reduktuar në mënyrë të frikshme! Sikur të mos mjaftojë fakti që në Tiranë nuk ka më asnjë vend parkimi pa lekë!

LEXO EDHE:  Një grup antiRama në PS

LEXO EDHE:  Xhafaj: E kam kundërshtuar PS-në për kandidimin e kriminelëve në zgjedhjet e 2013-ës

Sikur të mos mjaftojë fakti që në krahasim me nivelin e jetesës çmimi i parkimit në Tiranë është më i lartë se në New York e Paris! Sikur të mos mjaftojnë këto, edhe kur fajin e kanë vetë, sepse nuk u punon sistemi, gjobën e presin pa teklif!!! Zhvatës profesionistë!!! Të … sistemin zdroms i thone kesaj!!!”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE