LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mit’hat Mema: Nuk kam asnjë komunikim zyrtar lidhur me shkarkimin tim

13 Prill 2015, 13:15, Aktualitet CNA

Rektori i Universitetit te Durrësit Mit?hat Mema në një prononcim për Ora News, ka deklaruar se është në dijeni të kërkesës për shkarkim nga ana e Ministrisë së Arsimit, por ai shprehet se nuk ka asnjë komunikim zyrtar për këtë dhe se vijon punën normalisht në Universitet.

?Kam dëgjuar lidhur me kërkesën për shkarkim. Nuk kam asnjë komunikim zyrtar lidhur me kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin tim. Unë vijoj punën normalisht siç duhet në ambientet e Universitetit të Durrësit?, u shpreh Mema.

Ndërkohë sot Ministria e Arsimit ka dërguar një kërkesë në Presidencë për shkarkimin e rektorit të universitetit të Durrësit ?Aleksandër Moisiu?, Mit?hat Mema, ndërsa pritet edhe firma e Presidentit Nishani.

Lajmet e fundit nga