LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi/ Kisha i ofron ndihmë kryeministrit Tsipras

13 Prill 2015, 12:14, Aktualitet CNA

Për Pashkët Ortodokse, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka marrë një dhuratë të papritur: kisha është shprehur e gatshme të përdorë asetet e veta për të ndihmuar daljen e Greqisë nga kriza.

?Nëse shteti ka nevojë për ne, ne jemi këtu. Mund të përdorim fonde të përftuara nga pronat tona për të shlyer sikur edhe një pjesë të vogël të borxhit?, ka thënë Kisha Ortodokse greke, sipas shtypit italian.

Oferta nuk është megjithatë kaq e papritur. Përsa i takon masave antikrizë, sinodi i shenjtë është shfaqur përherë në pozita të ngjashme me ato të Syrizës dhe në vitin 2010 sulmoi ashpër politikat e Trojkës, të cilën e cilësoi ?një forcë të huaj pushtuese?. TCH

Lajmet e fundit nga