LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BERZH: Ekonomia informale në Shqipëri 36%

13 Prill 2015, 11:17, Aktualitet CNA

Mospërputhjet në llogaritë kombëtare të Shqipërisë sugjerojnë se, sektori jozyrtar llogaritet në mesatare për 36,2% të PBB-së gjatë periudhës 1996-2012. Kjo çon në humbje të taksave të të ardhurave, mungesa e mbrojtjes së punës dhe konkurrencës së pandershme midis firmave, thuhet në një raport të fundit të BERZH për klimën e biznesit në Shqipëri.

Institucioneve financiare ndërkombëtare kanë dhënë shifra të ndryshme për fenomenin e infomalitet në vendin tonë por të gjithë rezultat konkludojë për një nivel më të lartë se 30 për qind të ekonomisë informale në vendin tonë.

Ekonomia e zezë në këto nivele ka sjellë efektet negative kryesisht në dy drejtime. E para në nivelin e ulët në administrimit fiskal duke e renditur Shqipërinë si vendin e fundit në rajon për rendimentin e grumbullimit të tatimeve në raport me PBB ne vetëm nga 24 %, nga 29 për qind që është mesatarja rajonale. E dyta lidhet me konkurrencën e pandershme që janë duke krijuar bizneset që i shmangen taksave. Kompanitë serioze sipas studimit të BERZH e kanë gjithnjë e me të vështirtë të jenë konkurruese në një ambjet informal të tilla si në Shqipëri.

Sektori informal është një kontribuues i rëndësishëm për punësimin dhe prodhimin në Shqipëri. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 30% e fuqisë punëtore të përgjithshëm në sektorin e ndërtimit është e punësuar në mënyrë informale.

Qeveria shqiptare ka shtyrë implementimin e një strategjie kundër informalitetit. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi në fund të vitit që shkoi se, në muajin shkurt të këtij viti do të vihej në zbatim një strategji i mirëkordinuar kundër informalitetit, e cila vijon të jetë ende një projekt.

monitor.al

Lajmet e fundit nga