LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sigurimi i automjeteve, ja cilat janë çmimet dysheme

12 Prill 2015, 11:56, Ekonomi CNA

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka miratur çmimet e reja dysheme të sigurimit të makinave. Këto çmime do të shërbejnë si një orientim për kompanitë në vendosjen e siguracioneve. Primet e riskut janë të ndara sipas kategorive.

Motoçikleta deri në 150 cm3 është 3 mijë lekë.

Motoçikleta mbi 150 cm3 është 5 mijë lekë.

Autovetura deri në 1600 cm3 është 7300 lekë.

Autovetura mbi 1600 cm3 është 10500 lekë.

Furgona 5 deri në 8 vende është 14400 lekë.

Furgona 8 deri në 15 vende është 20 mijë lekë.

Autobusë mbi 15 vende është 33 mijë lekë.

Kamionçina me peshë deri në 3,5 tonë është 14 mijë lekë.

Kamionë me peshë mbi 3,5 tonë është 23200 lekë.

Rimorkio është 6700 leke

Lajmet e fundit nga