LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Libi, sulmohet ambasada e Koresë së Jugut, dy të vrarë

12 Prill 2015, 12:34, Kosova & Bota CNA

Persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë sulmuar ambasadën e Koresë së Jugut në kryeqytetin Tripoli në Libi, duke vrarë dy roje dhe plagosur një tjetër.

Ministria e jashtme e Koresë Jugore tha se askush nga anëtarët e personelit të ambasadës nuk është lënduar nga ky sulm dhe se nuk është e qartë se kush ishte cak i sulmit: ambasada apo rojet e sigurisë.
Sulmuesit i janë afruar ambasadës me makinë dhe i kanë hedhur disa predha brenda kompleksit të saj.
Koreja Jugore po e shqyrton tërheqjen eventuale të stafit të ambasadës nga ky kompleks.
Për këtë sulm askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Por, në Libi aktualisht ekzistojnë disa grupe të armatosura, që vazhdojnë ta destabilizojnë situatën, prej se është përmbysur regjimi i Muammar Gadaffit, në vitin 2011.

Lajmet e fundit nga