Connect with Us

Rama shpërndan certifikatat e legalizimeve falas në Durrës

Aktualitet

Rama shpërndan certifikatat e legalizimeve falas në Durrës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot certifikatat e legalizimeve në qytetin e Durrësit.

Gjatë takimit me banoret e ish kënetës, kreu i qeverisë ka hedhur akuza ndaj qeverisjes së djathtë, pasi sipas tij për 8 vite ata kanë dhënë vetëm 530 leje legalizimi në këtë zonë.

‘Është ditë me rëndësi, jemi këtu për të cuar para procesin e legalizimeve. Unë do ju jap vetëm  një shifër. Vetëm në 8 vjet qeveria e mëparshme dha 530 legalizime, në më pak se dy vite pune të ALUZINI, ne japim dyfishin e tyre.

Jemi këtu për të dorëzuar 1001 leje . Unë jam shumë krenar t’ju them se me këtë ritëm, në katër vitet e ardhme do ta përmbyllim procesin  e legalizimeve  në zonën e ish kënetës në Durrës.

LEXO EDHE:   “Ik o mashtrues, po na e pini gjakun”/ Qytetarët “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

Sipas kryeministrit, procesi  i legalizimeve i hap rrugë krijimit të mundësive të reja ekonomike për familjet që përfitojnë por edhe ekonomia kombëtare do të zhvillohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Etilda Gjonaj në skandal/ Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

Publikuar

-

Nga

Etilda Gjonaj në skandal/Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

CNA.al ka publikuar gjatë këtyrë ditëve skandalin e blerjes  së një pasurie me vlerë tregu 500 mln lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.

Në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2  kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.

Noterja Violeta Sulkaj

CNA.al ka hedhur dritë mbi këtë skandal, duke faktuar përmes sistemit TIMS se Natalia nuk ishte në Korçë ato ditë, ndërsa dikush ka firmosur në emër të saj për blerjen e pasurisë.

Noterja në fjalë ka shkelur hapur ligjin duke falsifikuar ose duke noterizuiar një dokument mew firmë false, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja Etilda Gjonaj nuk ka ardhur asnjë reagim.

Ministrja duhet të veprojë për rastin në fjalë duke çelur një hetim administrativ për noteren Sulkaj, madje duke vendosur masat përkatëse ligjore që shkojnë nga pezullimin deri në heqjen e licencës.

CNA.al tregoi me dokumente se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

Firma e falsifikuar është fakt i pakontestueshëm sepse në datat e firmosjes së kontratës shtësja Natali Blushi ndodhej jashtë vendit. Ministrja e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj duhet të dalin e të sqarojë cilat janë hapat që do heshin në lidhje me skandalin e noteres, Violeta Sulkaj.

Kontrata e shitjes së pronës

Për këtë rast, CNA.al i mori një prononcim Znj. Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë. Ajo tha se është njohur me materialin dhe ai do t’i referohet në mbështetje të ligjit, Dhomës së Disiplinës. Më tej, znj. Sadushi, e pyetur specifikisht për rastin  konkret, pra në lidhje me palët që mungojnë dhe një person që ndodhet jashtë, ndërsa kontrata firmoset, ajo theksoi se palët duhet të jenë tek noteri në momentin e firmosjes.

LEXO EDHE:  Paloka i përgjigjet Ramës/SHQUPI ta shqepi dy herë, e treta e vërteta

LEXO EDHE:  Rama i vë ultimatum Bashës/Ke kohë deri në mesnatë, është momenti për të thënë STOP

Sa i përket pjesës tjetër, se kush imponoi transaksionin në këtë formë, Ben Blushi, noterja apo bashkëshortja e Benit, kjo i takon Prokurorisë, e cila i ka provat; sistemin TIMS dhe aktin e shit-blerjes.

Natali Blushi jashtë Shqipërisë

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.



Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria, sipas TIMS

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airways, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.

 

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohen me Covid shefi i policisë dhe ai i regjimit të jashtëm në burgun e Bradasheshit

Publikuar

-

Nga

Shefi i policisë në burgun e Brandasheshit dhe shefi i regjimit të jashtëm janë infektuar me COVID-19 ditën e sotme.

Ata janë izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet problematike.



Ndërkohë bëhet me dije se janë karantinuar edhe 10 punonjës të burgut, të cilët kanë pasur kontakt me dy personat me Covid./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Durrës dhe Tiranë/ Ultimatum pesë personave për deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Tiranë/ Kërkon deklarimin e pasurisë së tre shtetasve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;



D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

LEXO EDHE:  “Horra, trafikantë, falsifikatorë, tutorë prostitutash”/ Vasili akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Shtrëngimi i masave/ Paloka: Rama i tregon shqiptarëve se kur duhet të hanë e kur të...

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE