LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompanitë e arkave pezullojnë punën

11 Prill 2015, 14:16, Kosova & Bota CNA

Katër kompanitë e licencuara për shitjen e arkave fiskale kanë ndërprerë punën.

Në kompaninë ?Gekos?, thonë se ndërprerja e punës është bërë për shkak se nuk e kanë të qartë udhëzimin e ri Administrativë, të nxjerrë ditë më parë nga Ministria e Financave. Nga kjo e fundit dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), pavarësisht kërkesës, kompanitë ende nuk kanë marrë interpretim ligjor për punën e më tejshme.

Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), përmes një përgjigje elektronike e konsiderojnë Udhëzimin Administrativ si një zgjidhje të duhur dhe se i ka fuqizuar punën e operatorëve të licencuar.

?Konsideroj se Udhëzimi Administrativ ka bërë zgjidhjen e duhur për operatorët e licencuar dhe i ka fuqizuar që të vazhdojnë punën, meqenëse konsiderohen të licencuar dhe në ndërkohë duhet të përtërijnë autorizimin për të zhvilluar procesin e fiskalizimit. Kjo periudhë është e lidhur me kontrollin e rregullt të PEF-ve, që nënkupton se deri në momentin e kontrollit të parë të Pajisjes së fundit të shitur, ata kanë autorizime për të fiskalizuar bizneset?, ka thënë , Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse e ATK-së.

Sipas, Sefa-Bytyqit , Operatorët e Licencuar nga Komisioni përkatës sipas dispozitave të Udhëzimit Administrativ , konsiderohen të jenë të autorizuar për zhvillimin e procesit të fiskalizimit të tatimpaguesve dhe brenda periudhës që lidhet me kontrollin e rregullt të PEF-ve, këta operator duhet të përtërijnë autorizimin nga NjMAF.

Ndryshe, me Udhëzimin e ri Administrativë, sipas deklaratës së më hershme të ministrit të financave Avdullah Hoti, ishte thënë se do të mundësohet që kontrollet teknike për pajisje të bëhen në 24 muaj, e që sipas tij, për kontroll teknik do të kërkohet vlerë e qarkullimit shumë më e ulët se sa është kërkuar më herët nga bizneset me rastin e operimit në treg.

Lajmet e fundit nga