LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpiket kura e fundit e shkencës për të luftuar anoreksinë

10 Prill 2015, 06:31, Aktualitet CNA

Sistemi sanitar britanik ka vendosur të ndërmarrë një fushatë të re mjekësore, nëpërmjet së cilës, kërkojnë të kurojnë psikologjikisht sëmundjen e anoreksisë. Janë rreth 2500 persona, të cilët janë të shtruar në spitalet angleze, për shkak të çrregullimeve me ushqimin. Ata më pas janë diagnostikuar se vuajnë nga anoreksia e bulimia dhe 9 nga 10 janë adoleshentë.

Nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale, një elektrodë, e cila do të ?mbillet?, implementohet në trurin e një pacienti, do të mund të stimulojë një strukturë të quajtur ?nucleus accumbens?, e përfshirë në ndjenjë e kënaqësisë, e cila punon në mënyrë të gabuar, kur tek njerëzit shfaqet bulimia. Trajtimi kushton 25 mijë sterlina dhe do të realizohet vetëm tek ata persona që e kanë më urgjentë, të cilët i kanë provuar të gjitha mënyrat për të mposhtur sëmundjen, por nuk ia kanë dalë.

Kirurgjia në tru duhet të konsiderohet si mundësia e vetme dhe njëkohësisht e fundit e normalizimit të gjendjes së një njeriu, në rastin kur ai është tërësisht i pashpresë.

Teknika është shpjeguar nga Tipu Aziz, neurolog në John Radcliffe Hospital në Oxford, i cili ka shpjeguar se kishte futur në një lloj stimuluesi kardiak nën brinjën e një personi, duke e lidhur atë me stimujt elektronikë në tru. Sipas parashikimeve, stimuli duhej të shtynte trurin të ndiente urinë, në mënyrë që të sëmurët me anoreksi, të mund të nisnin shijimin e ushqimit dhe të ktheheshin në gjendje normale.

 

 

Lajmet e fundit nga