LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Esthechoc”, çokollata që ngadalëson plakjen e lëkurës

4 Prill 2015, 18:48, Kuriozitete CNA

Pasi është provuar klinikisht, doli në treg edhe çokollata më e re e quajtur ?Esthechoc?, e cila është një çokollatë estetike që përmban disa sekrete që influencojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës.

E besoni apo jo, ?Esthechoc? kombinon fuqinë e natyrës me shijen e kakaos dhe me përmbajtjen e antioksidantit më të fortë të quajtur ?Astaxanthin? dhe është provuar shkencërisht se vepron dhe kuron lëkurën, si nga jashtë ashtu edhe brenda.

?Esthechoc? mbron lëkurën nga plakja, dhe ndikon edhe në shëndetin, shkëlqimin dhe butësinë e lëkurës dhe për këto të fundit, garantojnë shkencëtarët e ?Cambridge University? të cilët pas 10 vitesh pune kërkimore, eksploruese dhe mbas mijëra provash klinike të realizuara në mbi 3000 pacientë e lançuan më së fundi në treg në liçencën e Lycotec Ltd, çokollatën që do të zëvendësojë ?Make Up-in? apo e thënë shqip ?Tualetin? që bëjnë femrat.

Për momentin në ?free delivery? (shpërndarje falas) çokollatën të gjithë mund ta blejmë online në adresën e internetit ?buy.esthechoc.com? me 35 pound britanik.

Lajmet e fundit nga