Connect with Us

Objekte të çuditshme në hapësirë

Aktualitet

Objekte të çuditshme në hapësirë

Publikuar

-

Disa objekte të vogla të gjelbra janë fotografuar në hapësirë. Filamentet e gjelbra besohet të jenë bishta të gjatë gazi që janë dhjetëra mijëra vite-dritë të gjata. Ato janë duke u tërhequr larg nga forcat gravitacionale të shkaktuara nga bashkimet e galaktikave të veçanta. Format e pazakonta janë menduar se janë thjesht momentale, dhe se ato do të zhduken shumë shpejt.

download

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL i dha ultimatum për pasurinë/ Arrestohet trafikanti i drogës në Korçë

Publikuar

-

Nga

OFL i dha ultimatum për pasurinë/ Arrestohet trafikanti i drogës në Korçë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Përsëritësi”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

LEXO EDHE:  Nostalgjia: Objektet që gjendeshin në çdo shtëpi para viteve '90



Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.
Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

LEXO EDHE:  Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Publikuar

-

Nga

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka nodhur në Fier, ku një 31-vjeçar kërcënoi se do të vetëvritej me kallash.

Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet.

Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën e tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati gjatë një interviste për Report Tv.



Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten.

LEXO EDHE:  Shazam do të identifikojë objekte

LEXO EDHE:  Shazam do të identifikojë objekte

“Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel”, u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nga Greqia/ Jam krenar që Erdogani është miku im, nuk e kam mohuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Greqi ka dhënë një intervistë për televizionin ‘Mega’.

Rama është shprehur se ndihet krenar që ka mik Erdoganin e se beson se Greqia dhe Turqia do t’i zgjidhin çështjet që kanë.



“Kurrë nuk e kam fshehur që Erdogani është miku im, jam krenar që e kam mik Erdoganin. Greqia dhe Turqa të afta të zgjidhin ccështjen mes tyre”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE