LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiknuri: Opozita e çoi sektorin energjetik në kolaps financiar, ne e përmirësuam

9 Prill 2015, 11:23, Aktualitet CNA

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë seancës së sotme parlamentare ka akuzuar opozitën se e coi sektorin në një kolaps financiar, por që falë reformës së sotme kjo qeveri arriti ta shpëtonte.

?Ato qe keni bere ju me sektorin energjetik ato te mira qe kane te bëjnë me te mirat e energjisë janë celsi i sektorit. ne fushate kemi mare përsipër ta reduktojmë rritjen e energjisë dhe politika e viteve te fundit kontribuoje në përmirësimin e sektorit energjetik. Borxhi qe 7 % dhe vazhdon nga menaxhimi keqmanaxhimit juaj, shkatërruat hidrocentralet dhe detyrohemi ta blejmë energjinë sot shumë herë me shtrenjte. Kontrata koncensionare ishin një skeme e plote piramidale dhe fale reformës sonë dhe ne mirëkuptim u arrit marrëveshja dhe energjia po paguhet brenda muajit.

70 perqind e faturës se grumbulluar është shlyer me koherence dhe kjo mund të quhet përmirësimi, në mënyrë që paratë e buxhetit te mos shkojnë vetëm për blerje te energjisë, ashtu siç bënit ju në kohën tuaj, kur bëtë divorcin me hir apo pahir me kompaninë CEZ, sepse ishit ne kolaps financiar. Kjo gjë do investime dhe ne atë po bëjmë, po përmirësojmë sektorin energjetik me formulën tonë të re dhe të qëndrueshme. Ne siguruam garanci për sektorin energjetik, ndoqëm formulën me te drejte, unifikuam tarifat gjë që që duhej bere me kohe duke targetuar vetëm te varfrit?, u shpreh Gjiknuri.

Lajmet e fundit nga