LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Francë/ Hakerat bllokojnë transmetimin dhe faqet e TV5Monde: Jemi ISIS

9 Prill 2015, 06:02, Aktualitet CNA

Rrjeti televiziv francez TV5Monde është sulmuar nga hakerat të cilët pretendojnë se i përkasin ISIS. France Info raporton se janë bllokuar transmetimet si dhe faqet e TV5Monde në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Në faqen e Facebook shfaqen sllogane dhe logo të ISIS. ?Faqja jonë e internetit, në rrjetet sociale dhe transmetimet nuk janë në kontrollin tonë, por janë hakuar nga persona që pretendojnë se i përkasin ISIS?- tha menaxheri i përgjithshëm i TV5Monde, Yves Bigot.

Në faqen e Facebok të TV5Monde shfaqet mbishkrimi ?Je suIS IS? si dhe firma ?CyberCaliffato?.

?Këtë të mërkurë kanali ynë dhe faqet tona në rrjetet sociale janë hakuar nga persona të cilët pretendojnë se i përkasin ISIS. Aktualisht ne nuk mund të transmetojmë, ndërsa nuk kemi akses në faqet që kemi në rrjetet sociale. Po bëjmë çdo përpjekje për tu kthyer në gjendje normale. Ju faleminderit për mirkuptimin tuaj?- thuhet në një njoftim të TV5Monde.

Lajmet e fundit nga