LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bode: Shqiptarët po prekin mjerimin dhe skamjen

9 Prill 2015, 13:03, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Ridvan Bode, në seancën e sotme parlamentare nga foltorja e Kuvendit është shprehur se ekonomia shqiptare  po përjeton humbjet më të mëdha. Sipas Bodes falë paketës fiskale qytetarët sot po paguajnë më shumë.

?Shqiptarët e shohin se çfarë ndodh në rajon , botë dhe pyesin veten c?po ndodh. Kemi çmimet më të larta të naftës dhe këtë s?mund ta fshehin dot. Vendi me të ardhurat më të ulëta ka çmimin më të lartë. Kjo përbën faktin më diskriminues, ky është niveli më i ulët në bursë, por çmimi që paguajnë shqiptarët është më i lartë. Në Shqipëri, qeveria tha se ka ulje te karburantit, por në fakt është 36 % më i lartë i mesatares botërore. Jemi vendi i parë në botë me çmimin më të lartë të karburanteve. AK doli në përfundim se nuk ka asnjë situatë monopol.

Çmimi i karburanteve u rrit se qeveria rriti taksën e qarkullimit. Nga ana e qeverisë thuhet se po zbatojmë direktivat e BE-së, por kjo direktive thotë se nuk duhet të jenë më shumë se 40 cent. Duke rritur me plotë 23 lekë për litër pikërisht këtë lloj takse mbi karburantet. Keni bllokuar rritjen e pagave dhe pensioneve?, u shpreh Bode.

Lajmet e fundit nga