LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë, automjeti përplas studentin

9 Prill 2015, 11:34, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, në zonën e Laprakës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një student, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marr ndihmën e parë mjekësor. Sipas bluzave të bardha, i riu ndodhte në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

 

Lajmet e fundit nga