LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrika / Në origjinë të artit të zi, që magjepsi Perëndimin

9 Prill 2015, 17:45, Aktualitet CNA

Pa Afrikën, arti modern nuk do të ishte i njëjti. Dhe shanset janë  se nuk do të kishim kryevepra si ?Demoiselles d?Avignon? (Zonjat e Avinjonit) nga Pablo Picasso, ?Bird?s Head? (Koka e Zogut) nga Max Ernst. As edhe ?L?uomo che cammina? di Giacometti (Njeriu që ecën). Në fakt Kontinenti i Zi , nga gjysma e dytë e Tetëqindës është serbatori i imagjinatës europiane, në kërkim të çelësave të rinj, për deshifrimin e misterit të njeriut. Ato çelësa që kultura perëndimore ndien se i ka humbur. Dhe është atëherë që arti afrikan bëhet një antitrup kreativ, vaksina e fuqishme ekzotike për t?u injektuar në venat e tejlodhura të botës së vjetër.

Influencës afrikane në estetikën e modernizmit, Mudec i Milanos i kushton ekspozitën shumë të bukur ?Afrika. Toka e shpirtrave?, e kuruar nga Ezio Bassani, Lorenz Homberger, Gigi Pezzoli e Claudia Zevi.

Autorët e këtij transfuzioni historik artistik janë, jo pa arsye, eksponentët e pararojave. Kubistët, dadaistët e mbi të gjitha surrealistët. Misioni i të cilëve është çmontimi i njeriut në mijëra copa për të kuptuar si është bërë në të vërtetë, cilët janë shpirtrat e potencialet e panjohura që gjallërohen nën sipërfaqen e siguruar, të arsyes e të dukjes. Duke bërë të lulëzojë një tëhuajësi çorientuese, pas familiaritetit të fytyrës. Kështu vetë fytyra kthehet në një mashtrim, një maskë ngatërruese. Tamam si ideja e njeriut. Të cilën psikoanaliza e zhvesh duke u futur në thellësi të vetvees. Ndërkohë që antropologjia shkon e kërkon jashtë vetes së vet, në botë të largëta. Siç shkruante Andre Breton, në Manifestin e vet të surrealizmit, detyra e re e artistit është që ai të dallojë gjithmonë me më shumë qartësi atë që njeriu bluan, i pavetëdijshëm, në thellësi të shpirtit të vet.

Si konkluzion pararojat vënë në pikëyetje themelet eurocentrike të shoqërisë e të vetë njerëzimit. E zgjedhin Afrikën si model. Jo rastësisht studimi i Breton, tani i rindërtuar në Qendrën Pompidou të Parisit, është një dhomë çudirash ekzotike, në të cilën pjesët afrikane kanë rolin kryesor. Maska, kapela, hajmali, mburoja, nuska, kokat e të parëve. Prania dominuese e veprave primitive materializon fjalë për fjalë imagjinatën e artistit, i bën të qarta burimet e frymëzimit të vet. E në të njëjtën kohë shfaq refuzimin e vet ndaj kulturës dhe estetikës tradicionale.

Edhe sepse për këto pararoja, veprat e artit të zi nuk janë gjëra të thjeshta, materiale në dispozicion të një soditje të palëvizshme dhe të vetëkënaqur. Por repertor formash dhe instrumentash të gjallë, dialoguese me vëzhguesin. Është e domosdoshme për të ndërtuar një profil të ri të njeriut, edhe përmes studimit të funksioneve e të kuptimit që ato artefakte kanë në kulturat e origjinës. Shembull shumë aktual ndaj kuratorëve të ekspozitës milaneze që kanë patur ndjeshmërinë për të sjellë çdo objekt brenda kontekstit të vet shoqëror, kulturor, shpirtëror.

Çdo vepër bëhet kështu gjurma domethënëse e një historie dhe një civilizimi. Por edhe një mënyrë për t?u pasqyruar në këtë njerëzillëk, me shpresën për të marrë një imazh ndryshe të vetes sonë. Për të parë në misterin e të tjerëve, diçka nga misteri ynë që na shpëton. Siç thoshte Picasso, kur i tregonte Andre Malraux se kishte vizituar Muzeun e l? Homme ( Njeriut), në atë kohë në Pallatin e Trocadero-s: ?Maskat nuk ishin si skulpturat e tjera: ishin diçka e magjishme, qëndruan kundra gjithshkaje, kundër shpirtrave të panjohur e kërcënues. Dhe unë vazhdova të admiroja ato hajmali? e kuptova. Edhe unë vetë  qëndroj kundra gjithshkaje. Edhe unë besoj që gjithshka është e panjohur, gjithshka është armik.?

bota.al

Lajmet e fundit nga